Flash

Alec Baldwin, baba për herë të tetë

Lapsi.al 25 September 2022
Alec Baldwin, baba për herë të tetë

Alec Baldwin është bërë baba për herë të tetë. Hilaria ka mirëpritur fëmijën e shtatë të saj me aktorin, Ilaria Catalina Irena Baldwin.

“Ajo është këtu! Jemi shumë të emocionuar t'ju prezantojmë me ëndrrën tonë të vogël të realizuar, Ilaria Catalina Irena. Shumë dashuri për të gjithë ju. Jemi shumë të lumtur.", shkroi Hilaria në një postim në Instagram. Foshnja bashkohet me vëllezërit e motrat e mëdha Carmen, Rafael, Leonardo, Romeo, Eduardo dhe Lucia, 18 muajshe. Alec ka dhe vajzën 26-vjeçare me ish-gruan Kim Basinger, Ireland Baldwin.

Hilaria zbuloi lajmin e shtatzënisë për ndjekësit e saj në Instagram në mars. “Pas shumë ulje-ngritjeve gjatë viteve të fundit, ne kemi një surprizë të madhe: një tjetër Baldwinito po vjen këtë vjeshtë ”, shkroi ajo në atë kohë. “Fëmija ynë i ri është një pikë shumë e ndritshme në jetën tonë. Një bekim dhe një dhuratë.” Dy muaj më vonë, Baldwin zgjodhi të ndajë gjininë e fëmijës së tyre, një vajzë. Ndërsa cifti  nuk i ndanë mendimet e tyre për një emër për vajzën,ata bënë shaka duke zgjedhur diçka “krejtësisht amerikane” gjatë një mbrëmjeje gala të prillit. Shakaja e  tyre i referohej reagimit me të cilin Hilaria u përball në fund të vitit 2020, kur u akuzua për përvetësim kulturor pasi pretendoi se ishte nga Spanja.

Ish instruktoja e jogës ka reflektuar gjithashtu mbi "vitin sfidues" të familjes së saj. "Ndonjëherë nuk mendoja se do t'ia dilja mbanë. Unë dua që ju të dini se sa shumë më keni ndihmuar në disa beteja mjaft të errëta.”  Alec Baldwin ishte në qendër të polemikave në tetor, kur qëlloi aksidentalisht kineasten Halyna Hutchins gjatë xhirimit të "Rust". Fituesi i Emmy-t u padit për neglizhencë në nëntor 2021. Familja e Hutchins ngriti një padi kundër tij dy muaj më vonë./Lapsi.al

Të këshilluara

Roger Federer mbyll karrierën me humbje

Roger Federer ul perden e karrierës së tij me një disfatë. Karriera e Roger Federer mund të ketë përfunduar me një disfatë të premten, por ovacionet pesëminutë...

11:45

Wanda Nara konfirmon ndarjen nga Mauro Icardi

Wanda Nara ka zbuluar se është ndarë me sulmuesin e Galatasaray, Mauro Icardi pas një martese nëntë-vjeçare. Çifti ka pasur një marrëdhënie të vështirë gjatë vi...

15:54

Loredana: Hanës i mungon një vëlla

Loredana për herë të parë reagon për mardhënien e saj me Mozzik. A e ka tradhëtuar ndonjëherë ex-in e saj dhe çfarë i mungon vajzës së tyre Hana. A e lejon a...

14:52

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI