Flash

Aktorja Louise Fletcher ndahet nga jeta

Lapsi.al 25 September 2022
Aktorja Louise Fletcher ndahet nga jeta

Aktorja, Louise Fletcher ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare. Ish-kolegët dhe fansat i bënë homazhe aktores, duke e cilësuar atë si një “person shumë i mirë".

Marlee Matlin, një aktore amerikane e shurdhër që ka punuar me Fletcher në Picket Fences, shkroi në Twitter se ajo ishte një "aktore e shkëlqyer" dhe theksoi se ishte e para që përdori gjuhën e shenjave në një fjalim për marrjen e Oskarit. Robert Hewitt Wolfe, një shkrimtar për Star Trek: Deep Space Nine, tha: "Ishte një nder dhe kënaqësi të shkruaja për Louise Fletcher."

Fletcher nuk ishte e njohur kur u zgjodh për të luajtur rolin e Infermieres Ratched në filmin One Flew Over the Cuckoo's Nest. Ajo filloi karrierën e saj të aktrimit në vitet '50. Louse pati një rol në shfaqjen televizive Star Trek: Deep Space Nine. Ajo  fitoi nominime për Emmy për filmat Picket Fences dhe Joan of Arcadia. Aktorja  u martua me producentin Jerry Bick në vitet 1960, përpara se të divorcohej në vitin 1977. Ajo la pas dy djem, John dhe Andrew.

Përktheu: Lapsi.al

Marrë nga: BBC

Lexo Edhe:  https://lapsi.al/2022/09/20/ndahet-nga-jeta-aktori-i-oceans-11/

Të këshilluara

Alec Baldwin, baba për herë të tetë

Alec Baldwin është bërë baba për herë të tetë. Hilaria ka mirëpritur fëmijën e shtatë të saj me aktorin, Ilaria Catalina Irena Baldwin. “Ajo është këtu! Jemi...

11:24

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI