Flash

Traktati Serbi-Rusi, Kurti: Duhet t'i alarmojë kryeqendrat perëndimore

Lapsi.al 24 September 2022
Traktati Serbi-Rusi, Kurti: Duhet t'i alarmojë kryeqendrat

Kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur marrëveshjen Rusi-Serbi si një këmbanë alarmi për botën perëndimore. Kryeministri iu përgjigj deklaratave të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili pretendoi se ushtria e Kosovës po mobilizohet për të luftuar ushtrinë serbe.

"Me çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë në Kosovë, ne kemi ministër të mbrojtjes, kemi ministër të punëve të brendshme, por ne jemi qeveri demokratike, progresiste, e shpresës. Ndërkohë që përballemi me fqinjët verior, që udhëhiqet nga një president i frikës dhe i kërcënimit, që përveç se udhëheq me një shtet në mënyrë jo demokratike dhe nuk e njeh Kosovën dhe krimet të cilat i ka kryer regjimi i Millosheviçit në Kosovë, gjithashtu mban edhe lidhje shumë të ngushta me federatën ruse, siç e pamë edhe së fundi me marrëveshjen e bashkëpunimit që nënshkroi ministri i jashtëm serb me atë rus, që duhet t’i alarmojë kryeqendrat perëndimore-demokratike", tha Kurti.

Në asamblenë e OKB-së, ministri i Jashtëm serb Nikolla Sellakoviç dhe homologu i tij rus Sergej Lavrov nënshkruan një marrëveshje për të koordinuar politikën e jashtme mes dy vendeve. Serbia është ndër shtetet e vetme në rajon që nuk ka vendosur sanskione ndaj Moskës edhe pse aspiron për t’u anëtarësuar në bllokun evropian.

Të këshilluara

Aksident në Shkodër, 3 të lënduar

Tre persona mbetën të plagosur në një aksident rrugor në Shkodër ku protagonist është bërë dhe një polic. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:50, në aksin Shkodër-...

23:05

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI