Flash

Rama në OKB: Irani ndërmori sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë

Lapsi.al 24 September 2022
Rama në OKB: Irani ndërmori sulmin kibernetik ndaj

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje Asamblesë së Kombeve të Bashkuara që të rrisë fokusin e saj te siguria kibernetike. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë solli në vëmendje se Shqipëria u sulmua në kohë paqeje nga Republika Islamike e Iranit me qëllim paralizimin e shërbimeve publike si dhe vjedhjen e të dhënave.

Po ashtu, Rama i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit që të trajtojë më seriozisht sigurinë kibernetike. Ndërsa tregoi se si përgjigje, Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin, Rama paralajmëroi se ky është qëndrimi që do të mbahet me këdo që mbështet apo sponsorizon veprime të tilla.

“Asambleja e Përgjithshme e OKB-së të fokusohet te siguria kibernetike…Në korrik, Shqipëria u bë shënjestër e një sulmi masiv kibernetik. Synimi i qartë ishte për të paralizuar shërbimin publik dhe për të vjedhur të dhënat…Një hetim i thelluar dhe i gjatë ka konfirmuar që sulmi kibernetik që donte të gjunjëzonte një vend sovran, u krye nga Republika Islamike e Iranit. Ndërpremë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, shembull parandalues për këdo që mbështet apo sponsorizon veprime të tilla. Këshilli i Sigurimit të trajtojë më seriozisht sigurinë kibernetike.”

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI