Flash

Këlliçi: SPAK të hetojë shoferin e zyrtarit të Bashkisë Tiranë që u kap me kokainë

Lapsi.al 24 September 2022
Këlliçi: SPAK të hetojë shoferin e zyrtarit të

Deputeti, Belind Këlliçi, ka reaguar lidhur me arrestimin për kokainë të shoferit të një drejtuesi të një institucioni në varësi të bashkisë Tiranë.

Sipas tij, SPAK duhet të hetojë kreun e bashkisë Tiranë.

"Narkotrafik bashkiak! Makina e Bashkisë Tiranë transporton kokainë dhe armë! Stema e Bashkisë Tiranë në makinë është garancia e narkotrafikut. Staf i përzgjedhur nga kryebashkiaku Veliaj. Të gjithë në sitën e tij. A ka SPAK të hetojë Erion Veliajn dhe drejtorin Mariglen Qato, apo bashkisë i lejohet transporti i mallit?"

Gjykata e Tiranës ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e Klaudio Malaj dhe ka caktuar masën e arrestit me burg për veprat penale prodhim dhe shitje narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje. Burimet jo zyrtare bëjnë më dije se Malaj është shofer i një insitucioni të rëndësishëm pranë bashkisë së Tiranës, ku i arrestuari ka qenë i emëruar edhe tek ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizime.

Ndalimi i tij ndodhi më datën 18 shtator rreth mesantës gjatë një kontrolli të ushtruar nga efektivët e Repartit "Shqiponja" në rrugën "Kokonozi" në Tiranë.

Sipas burimeve të sigurta në makinën e Malajt janë gjetur 35 doza kokianë që ishin gati për shitje.

Këto doza janë gjetur në një kuti syzesh dhe një kuti cigaresh. Përveç dozave të kokainës Malajt i janë gjetur 3 armë zjarri pistolete dhe municion luftarak ne banesë.

Po ashtu Prokuroria ka ushtruar kontroll në banesën e Klaudio Malajt ku gjatë kontrollit, në salon në një dollap u gjet një çantë e zezë sportive brenda së cilës u gjet kokainë, një peshore elektronike.

Në dhomën e gjumit të Malajt, në komodinën ngjitur me krevatin, u gjetën në një kuti metalike ku brenda saj ndodhej një armë zjarri pistoletë pa karikator të vendosur dhe pa fishek në fole, nje armë zjarri pistoletë model "Zastava" me mulli, pa fishek në fole, një armë zjarri me pistoletë e vogël me ngjyrë gri.

Policia i ka gjetur kokainën dhe armët pa leje dhe gjatë ndalimit të tij ai është mundur t’i shmaget kontrollit duke treguar këtë steme të bashkisë së Tiranës, ku ka treguar se punon pranë këtij institucioni.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI