Flash

Aksident në Shkodër, 3 të lënduar

Lapsi.al 24 September 2022
Aksident në Shkodër, 3 të lënduar

Tre persona mbetën të plagosur në një aksident rrugor në Shkodër ku protagonist është bërë dhe një polic. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:50, në aksin Shkodër-Koplik, në afërsi të një karburanti.Mjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin G. D, oficer Policie, është përplasur me mjetin tip Volkswagen, me drejtues shtetasin K. Gj. 20 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi K.Gj, dhe janë lënduar lehtë dy pasagjerët që ndodheshin në automjetin tip Volksëagen, shtetasit Xh. V. dhe S. G, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjeksore.

Veprimet e para hetimore në vendngjarje për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit, po kryhen nga oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, Grupi Hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI