Flash

72 mijë familje do të preken në dimër nga shtrenjtimi i energjisë

Lapsi.al 24 September 2022
72 mijë familje do të preken në dimër nga shtrenjtimi i

Në muajin dhjetor 71 278 familje harxhojnë më shumë se 800 kilovat orë (energji elektrike) në muaj dimri. Një në dhjetë familje e shkel pragun prej 800 kv. Për pasojë preket nga rritja e çmimit dhe e tarifës për konsum të energjisë elektrike. Ky është vlerësim i bërë nga Open Data Albania. Në vend janë rreth 829 857 Abonent Familjarë. Në muaj të ndryshëm konsumi i tyre varion dhe muajt e dimrit janë me më shumë konsum. Familjet që harxhojnë më shumë jo detyrimisht janë më të pasur e që kanë potencial për konsum të shtrenjtuar. Ato janë kryesisht familje me disa anëtarë, me përkujdesje për mirërritje fëmijësh apo familje me dy dhe tre breza në strukturë.

Çmimi final sipas FSHU për fashën mbi 800 duhet jo vetëm të rritet por të mbulojë edhe tarifa shtesë plot tetë të tilla . Këtu përfshihet: ajo e transmetimit; e shpërndarjes, administrimit; disbalancave; amortizimit; kostos së kapitalit të punës dhe në fund marzhit të fitimit.

Familjet që shpenzojnë deri në 800 kilovat energji elektrike në muaj, do të paguajnë çmimin prej 9.5 Lekë/kWh. Ndërsa konsumatorët familjarë që shpenzojnë më shumë se 800 kilovat, do të paguajnë çmimin prej 42.95 Lekë/kWh për çdo sasi kilovati më tepër se 800.

Për muajin tetor, parashikohet  që 49 334 abonentë që preket nga çmimi prej 42.95 Lekësh. Në muajt nëntor dhe dhjetor numri i konsumatorëve familjarë në fashën plus 800 kWh, rritet në 71,278 abonentë. Në total për periudhën tetor-dhjetor 2022, parashikohet që abonentët e kësaj fashe të konsumojnë 210 milionë kilovat energji elektrike.

Propozimi për çmimin e energjisë

Në datë 22 Shtator Furnizuesi i Shërbimit Universal FSHU ka depozituar në ERE aplikimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për konsumin mbi 800 kWh. Ai ka propozuar çmim final 42.95 lekë/kWh për këtë fashë (qeveria më parë e deklaroi  42 Lekë/kah). FSHU ka shtuar një numër tarifash dhe kostosh përveç çmimit bazë. Në këtë kosto FSHU ka përfshirë dhe shtuar:

a. tarifat e transmetimit (0.85 Lekë/kWh), b.shpërndarjes (6.42 Lekë/kWh), c. kostot administrative (1.21 Lekë/kWh), d.amortizimin (0.01 Lekë/kWh), e.disbalancat (0.07 Lekë/kWh), i. koston e lejuar të kapitalit të punës ((0.03 Lekë/kWh) dhe mazhin (0.06 Lekë/kWh).

Si rezultat i propozimit të këtij çmimi të ri, pritet që Familjet që konsumojnë mbi 800 kWh, për periudhën Tetor-Dhjetor 2022 1.92 miliardë Lekë në muaj apo 96% më shumë se në të njëjtën periudhë 2021

Për periudhën Tetor-Dhjetor parashikohet konsum total i energjisë elektrike 831,070,793 kWh në të dyja fashat, me vlerë totale 3.86 miliardë Lekë nëse zbatohet çmimi 42 Lekë/kWh për klientët familje që konsumojnë më shumë se 800 kWh në muaj./ Monitor

Të këshilluara

47 raste të reja me Covid në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 47 raste të reja me koronavirus ndërsa fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e COVID. ...

19:23

Aksident i pesëfishtë në Fier

Një aksident i pesëfishtë ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në Fier. Mësohet se në aksident janë përfshirë një mjet tip ‘Honda’, një ‘Golf’, një motor pic...

18:19

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI