Flash

Will Smith i rikthehet aktrimit, zbulohen detajet

Lapsi.al 23 September 2022
Will Smith i rikthehet aktrimit, zbulohen detajet

Will Smith po planifikon rikthimin e tij në aktrim gati gjashtë muaj pasi goditi me shuplakë Chris Rock në Oscars. Sipas Deadline, ai do të luajë në Brilliance.

I përshkruar si 'projekti i pasionit' i Smith, ai do të prodhojë projektin me bashkëpunëtorin e tij , regjisorin Akiva Goldsman. Aktori do të prodhojë Brilliance përmes kompanisë së tij Westbrook Studios . Sa për Goldsman do të bashkëpunojë me producentin Greg Lessans përmes Weed Road Pictures.

Smith pritet të portretizojë protagonistin e filmit, agjentin federal Nick Cooper. Ai  punon për Departamentin e Analizës dhe Reagimit, i cili ka përdorur aftësitë e tij për të gjurmuar terroristët. Kur përballet me objektivin e tij më të rrezikshëm , Cooper "do të duhet të shkelë gjithçka në të cilën beson ", sipas përmbledhjes.

Megjithëse ky mund të jetë rikthimi i aktorit në aktrim,ai tashmë ka realizuar projektin e tij të parë që kur bëri bujë në Academy Awards këtë vit.

Will u kap në xhirimet e dokumentarëve të ardhshëm të National Geographic dhe Disney+, Welcome To Earth, në Ekuador në fillim të këtij muaji./Lapsi.al

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/08/26/oscars-zbulon-nese-incidenti-i-will-smith-do-adresohet-vitin-e-ardhshem/

Të këshilluara

Jack Harlow shpallet kantautori i vitit

Jack Harlow u emërua kantautori i vitit për të dytin vit radhazi në 2022 SESAC Music Awards. . Harlow mori çmimin  këtë herë për "Industry Baby".  Ai konkurroi ...

13:15

Rikthehet pas 30 vitesh, "The Bodyguard"

"The Bodyguard", me Kevin Costner dhe Whitney Houston, po rikthehet në kinema për 30-vjetorin e tij. Filmi, i cili fillimisht debutoi në nëntor 1992, do të shfa...

10:26

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI