Flash

Rikthehet pas 30 vitesh, "The Bodyguard"

Lapsi.al 23 September 2022
Rikthehet pas 30 vitesh, "The Bodyguard"

"The Bodyguard", me Kevin Costner dhe Whitney Houston, po rikthehet në kinema për 30-vjetorin e tij. Filmi, i cili fillimisht debutoi në nëntor 1992, do të shfaqet vetëm për dy ditë në nëntor. Lajmi u konfirmua nga Costner përmes rrjetit të tij social,Instagram.

"Në nëntor, 30 vjet pas premierës së tij të parë, "The Bodyguard" do të rikthehet në kinema. Jam i emocionuar që ne të gjithë mund ta ripërjetojmë këtë film dhe magjinë që ndodhi kur Whitney doli përpara kamera”, ka shkruar ai krahas një imazhi të tij dhe Houston në film. "Shpresoj se do të na bashkoheni për të festuar këtë film dhe trashëgiminë e saj," shtoi Costner.

Këngëtarja e "I Will Always Love You" vdiq në vitin 2012 në moshën 48-vjeçare pasi u mbyt në një vaskë në hotelin Beverly Hilton. Sëmundjet e zemrës dhe substancat narkotike ishin faktorët që kontribuan në vdekjen e saj. "The Bodyguard" ishte debutimi në film i Houston. Ajo luajti si Rachel Marron, një superyll në rritje. Costner, i cili mori rolin e Frank Farmer, ishte truproja i punësuar për ta mbrojtur atë. Në film luajtën edhe Michele Lamar Richards, Bill Cobbs, Ralph Waite dhe Gary Kemp.

Lajmi vjen menjëherë pasi u publikua traileri për filmin biografik të Houston "I Wanna Dance With Somebody". Publiku mori pamjen e parë të Naomi Ackie që portretizonte këngëtaren e ndjerë amerikane. Traileri përmban momente të ndryshme nga karriera e saj, duke përfshirë performancën e vitit 1991 "The Star Spangled Banner" në Super Bowl. Disa sekonda më vonë, një intervistues dëgjohet duke pyetur Houston-in pse muzika e saj nuk është "Black mjaftueshëm" dhe ajo përgjigjet: "Shiko, unë nuk di të këndoj Black, dhe nuk di të këndoj as White. Unë di të këndoj”. Filmi do të publikohet nga Sony Pictures më 21 dhjetor 2022./Lapsi.al

Të këshilluara

Stili i qëndrueshëm i Roger Federer

Tetë herë kampioni i Wimbledon ka njoftuar tërheqjen nga tenisi, por sensi i modës do të mungojë po aq sa aftësitë e tij atletike.Roger Federer. Wimbledon, 2009...

12:41

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI