Flash

Paratë ruse/ Berisha - Bashës: Mos kujto se u mbyll ky problem

Lapsi.al 23 September 2022
Paratë ruse/ Berisha - Bashës: Mos kujto se u mbyll ky problem

Sali Berisha i është rikthyer sot akuzave se Lulzim Basha ka marrë financime ruse.

Duke folur në konferencën e përjavshme për shtyp, Berisha tha se Basha nuk duhet të kujtojë se kjo çështje do të mbyllet.

“Mos harroni deklaratën që bëri dje se ai (Rama) e dinte që paratë e Lulzim Bashës ishin ruse. Po nëse e dije si ndërhyre në gjykatë ti për ta nxjerrë të pafajshëm? Nga kush e mori urdhrin ky? Edhe sot i them Lul Bashës. ‘Mos kujto se mbyllet ky problem. Do dalësh të deklarosh dhe t’u thuash shqiptarëve që tani që ka një raport me të dhëna konkrete mos mendoni se kalohet me mbrojtjen që i bën Edi Rama’. Dolën aty dhe thanë se Yuri Kim do dalë dhe do përgënjeshtrojë raportin”, tha Berisha.

Në çfarë faze është auditi në PD?

"Auditi do të fillojë shpejt punën. Ata kanë marrë çdo gjë me vete. Kanë shkulur gjithçka, edhe harddisket. Ajo çfarë kam unë dëshmi dhe dokument është se nga hetimi i prokurorisë dhe dëshmitë që ka dhënë Ristani dhe Ilir Dervishi del se asnjë qindarkë nga këto para nuk ka hyrë dhe nuk ka dalë nga arka e PD-së. Në këtë kontekst unë e quaj me të drejtë një veprim të papërgjegjshëm personal të Bashës. Hetimin tjetër e bllok Edi Rama." 

Lexo më tej: Berisha për hakerimet: Po zhduken lidhjet e Ramës me krimin 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI