Flash

Një i arrestuar dhe dy të proceduar për zjarrvënie në Vlorë

Lapsi.al 23 September 2022
Një i arrestuar dhe dy të proceduar për zjarrvënie në

Policia e Vlorës ka vënë para drejtësisë tre persona të akuzuar për zjarrvënie. Blutë e qytetit bregdetar njoftojnë se kanë arrestuar autorin e 2 zjarreve në Tragjas dhe Dukat. Në banesën e piromanit është gjetur një armë zjarri me fishek në fole. Sipas autoriteteve, nga hetimet dyshohet se shtetasi N. S. është dhe autori i dyshuar i një tjetër zjarrvënie. Kjo e fundit është kryer më datë 15.09.2022, në fshatin Dukat. Aty u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme toke me bimësi të egër dhe një sipërfaqe toke me pemë ulliri.

“Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum arrestuan në flagrancë shtetasin N. S., pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Tragjas, duke ndezur zjarr në një sipërfaqe toke me bimësi”, tha policia.

Sa i përket zjarrit në Zvërnec e Dukat, policia e Vlorës ka arritur të identifikojë personat e dyshuar të cilët janë nën hetim.

Njoftimi i policisë

"Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, për shtetasit:

E. B., pasi duke bërë pastrimin e bimëve të egra në ullishten e tij, me anë të djegies me zjarr. Dyshohet se aksidentalisht zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me bimësi, në fshatin Kaninë;

M. B., pasi duke punuar me troko, për shkak të shkëndijave janë djegur disa bimë. Si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi dhe me pemë ulliri. ", thuhet në njoftim.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI