Flash

Kanye West i kërkon falje publike Kim K: Më fal për gjithcka

Lapsi.al 23 September 2022
Kanye West i kërkon falje publike Kim K: Më fal për gjithcka

Kanye West i ka kërk uar sërish falje publike Kim Kardashian. Në një intervistë me ABC News ai u shpreh se i vjen keq që shpërthimet e tij në internet i kanë shkaktuar stres ish bashkëshortes.

“Ajo është nëna e fëmijëve të mi. I kërkoj falje për çdo stres që i kam shkaktuar, i tha  ai West Davis. "Unë kam nevojë që ky person të jetë më pak e stresuar. Të jetë sa më e qetë që të jetë në gjendje t'i rrisë ata fëmijë."

Kur u pyet nëse West ndjen se vendimet e tij për fëmijët dëgjohen", ai deklaroi se shpesh duhet "të bëjë luftë" që të arrihet kjo gjë. Ai vazhdoi të shpjegonte se dëshiron që fëmijët të ndjekin shkollën e tij private Donda Academy. “Unë dua që fëmijët e mi të shkojnë në Donda dhe më duhet të luftoj për këtë gjë”, shtoi reperi.

Kanye rrëfeu gjithashtu se betejat e vazhdueshme personale, i kujtuan atij ato profesionale.

"E njëjta gjë që po ndodhte në Gap apo në Adidas ishte e njëjta me atë që po ndodhte në shtëpinë time,"u shpreh artisti. "Ishte një shpërfillje për zërin e diçkaje që unë bashkë-krijova. Unë bashkë-krijova fëmijët. Unë bashkë-krijova produktin në Adidas. Unë bashkë-krijova produktin në Gap”.

Kim  bëri kërkesë për divorc nga West në shkurt 2021 pas shtatë vitesh martesë. Që nga ajo kohë, ai e ka sulmuar shpesh themeluesen e Skims duke postuar për të dhe ish partnerin e saj,Pete Davidson në Instagram./Lapsi.al

Të këshilluara

Stili i qëndrueshëm i Roger Federer

Tetë herë kampioni i Wimbledon ka njoftuar tërheqjen nga tenisi, por sensi i modës do të mungojë po aq sa aftësitë e tij atletike.Roger Federer. Wimbledon, 2009...

12:41

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI