Flash

Jack Harlow shpallet kantautori i vitit

Lapsi.al 23 September 2022
Jack Harlow shpallet kantautori i vitit

Jack Harlow u emërua kantautori i vitit për të dytin vit radhazi në 2022 SESAC Music Awards. . Harlow mori çmimin  këtë herë për "Industry Baby".  Ai konkurroi me "Heat Waves"nga Glass Animals.

"Industry Baby" dhe "Heat Waves" ishin të dyja hitet nr. 1 në Billboard Hot 100. "Industry Baby"  e Harlow mori një nominim për Grammy për performancën më të mirë rap melodike në Çmimet e 64-të Vjetore Grammy. Glass Animals u nominua për artistin e ri më të mirë.

Bryan-Michael Cox iu dha çmimi SESAC Icon Award, duke theksuar arritjet e tij si kompozitor dhe producent. Cox ka marrë gjashtë herë çmimin e kantautorit të vitit SESAC. Bryan fitoi një Grammy për bashkë-shkrimin e këngës "Be Without You" të Mary J. Blige, e cila fitoi çmimin e vitit 2006 si kënga më e mirë R&B. Gjatë karrierës së tij prej dekadash, ai ka punuar gjithashtu me Usher, Mariah Carey, Justin Bieber dhe Toni Braxton, ndër të tjera.

"Ne jemi të emocionuar që po festojmë së bashku personalisht duke nderuar bashkëpunëtorët tanë të talentuar të popit, R&B, rap dhe hip-hop," tha në një deklaratë Sam Kling, zyrtari kryesor kreativ, SESAC Performing Rights. "Kantautorët dhe producentët tanë kanë krijuar muzikë të mahnitshme, që thyen rekord dhe ne jemi të nderuar të përfaqësojmë këngët e tyre."

Në ngjarje morën pjesë drejtuesit kryesorë të industrisë së muzikës, artistë, kompozitorë dhe botues, duke përfshirë Harlow, Cox, Robert Glasper, Kenyon Dixon dhe Dixson.

SESAC Performing Rights është organizata e dytë më e vjetër për të drejtat e performancës në SHBA. SESAC Music Group ka zyra në Nju Jork, Nashville, Los Anxhelos, Londër dhe Mynih.

Përktheu: Lapsi.al

Marrë nga: Billboard

Të këshilluara

Rikthehet pas 30 vitesh, "The Bodyguard"

"The Bodyguard", me Kevin Costner dhe Whitney Houston, po rikthehet në kinema për 30-vjetorin e tij. Filmi, i cili fillimisht debutoi në nëntor 1992, do të shfa...

10:26

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI