Flash

INSTAT: Vetëm 2% e mbetjeve u trajtuan nga inceneratorët më 2021

Lapsi.al 23 September 2022
INSTAT: Vetëm 2% e mbetjeve u trajtuan nga inceneratorët më 2021

Prej së paku katër vitesh tre inceneratorët, i Elbasanit, Fierit dhe tani ai i Tiranës renditen në krye të listës së investimeve qeveritare për nga vlerat e larta të financimit. Duket që ato nuk i kanë shërbyer aspak qëllimit për të cilin janë investuar taksat e shqiptarëve. Të dhënat zyrtare nga INSTAT treguan se gjatë vitit 2021, vetëm 2% e mbetjeve në shkallë vendi u përpunuan nëpërmjet inceneratorëve. Kjo përqindje është shumë e ulët në raport me financimet që janë akorduar nga buxheti i shtetit për këtë qëllim.

Sipas të dhënave të thesarit nga Ministria e Financave, pagesat progresive për inceneratorët deri në fund të gushtit kanë arritur një vlerë prej 11.4 miliardë lekë ose rreth 93 milionë euro. Pa nisur pagesat për inceneratorët qeveria shpenzonte afërisht 3 milionë euro në vit për menaxhimin e mbetjeve urbane. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave në buxhetin e vitit 2015 programi i menaxhimit të mbetjeve urbane u financua me 400 milionë lekë rreth 3 milionë euro.

Në buxhetin e këtij viti programi buxhetor për financimin e mbetjeve urbane është në vlerën 1,7 miliardë lekë. Mbi 70% e shumave shkojnë për financimin e inceneratorëve.

 

Sasia e mbetjeve të menaxhuara

Në vitin 2021 u ricikluan 18,8 % e sasisë gjithsej të mbetjeve. Në vitin e kaluar ky tregues ishte 18,1 %. INSTAT raportoi se në vitin 2021 janë trajtuar me djegie në incenerator rreth 2% e mbetjeve gjithsej. Më 2020 janë përpunuar vetëm 1 % e mbetjeve gjithsej nga inceneratorët.

Në vitin 2021 rezulton të jenë menaxhuar rreth 875,105 mijë tonë mbetje urbane. Sasia vjetore e mbetjeve urbane të menaxhuara për banorë, në shkallë vendi, në vitin 2021 është 311 kg/banor. Vitin paraardhës kjo shifër ishte 369 kg/banor.

Në vitin 2021, janë gjeneruar gjithsej rreth 955 mijë tonë mbetje urbane. Në vitin 2020 kjo shifër ishte rreth 1,1 milionë tonë. Mbetjet të pamenaxhuara, në raport me sasinë totale të gjeneruar në vitin 2021, janë 2,3 % më pak se 2020.

Sakaq projektet e inceneratorëve janë hetim nga SPAK për shpërdorim të parave publike nëpërmjet disa formave të abuzimit.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë në një nga deklaratat zyrtare mbi hetimin ka njoftuar se, nga hetimet për inceneratorët e Fierit dhe të Elbasanit. janë gjetur shkelje të shumta, që fillojnë me procedurat për dhënien e koncesionet e më pas me falsifikime dokumentesh të pronësisë, krijimin e kompanive fiktive, faturime fiktive e dhënien e pagesave për punime që nuk janë kryer. Janë përdorur skema fiktive të kryerjes së pagesave, për të mbuluar dhe për të fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së paligjshme të shumave monetare, natyrën e vërtetë të transferimit dhe të zhvendosjes së tyre./ Monitor

Të këshilluara

Shkrumbohet kati i dytë i një banese në Patos

Një tjetër zjarr ka rënë në Patos përveç atij të Margëlliçit. Flakët kanë shkrumbuar katin e dytë të një banese në lagjen “1 Maj” në Patos ku ka pasur vetëm dëm...

14:37

Zjarr i madh në Patos, digjen tokat me ullinj

Një zjarr i madh ka përfshirë kodrat e Margëlliçit, në Patos. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të kultivuar me ullinj. Vatra e zjarrit po përparon me shpejtë...

12:55

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI