Flash

Hong Kongu heq karantinën e udhëtimeve pas mbi dy vjetësh

Lapsi.al 23 September 2022
Hong Kongu heq karantinën e udhëtimeve pas mbi dy vjetësh

Hong Kongu ka njoftuar përfundimin e karantinës zyrtare për udhëtarët ndërkombëtarë. Vendimi vjen pas më shumë se dy vjet e gjysëm kontrollesh të rrepta pandemike.

Sipas rregullave të reja që do të hyjnë në fuqi nga 26 shtatori, udhëtarëve që vijnë në Hong Kongu do t’u kërkohet t’i nënshtrohen tre ditëve të vetë-monitorimit pas mbërritjes. Qeveria e Hong Kongut është përballur me presion të konsiderueshëm nga komuniteti i saj i biznesit. Gjithashtu nga disa zyrtarë të shëndetit publik për të lehtësuar kufizimet në mes të një ekonomie të lëkundur, një daljeje të huajsh dhe shqetësimeve se qendra financiare, e njohur dikur si “Qyteti Botëror i Azisë”, po lihej pas si pjesa tjetër e botës u largua nga pandemia.

Shefi Ekzekutiv i Hong Kongut, John Lee, tha në një konferencë për shtyp të premten se numri i infeksioneve të qytetit është stabilizuar. Kjo mundësoi heqjen e karantinës.

“Ne shpresojmë të japim hapësirën maksimale për të rilidhur Hong Kongun dhe për të rigjallëruar ekonominë tonë,” tha Lee. Udhëtarët që vijnë do të jenë në gjendje të bëjnë tre ditët e tyre të vetë-monitorimit në shtëpi. Ose, në një vend të zgjedhjes së tyre. Gjatë kësaj kohe ata do të mund të dalin jashtë. Por, do të jenë të kufizuar nga disa vende.

Të këshilluara

Itali, tërmet i fuqishëm në Xhenova

Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë me thellësi 10 kilometra është regjistruar pak më parë në Xhenova të Italisë. Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe ...

17:17

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI