Flash

Analiza/ A rrezikojmë rritjen e çmimeve kur të hyjmë në BE

Anëtarësimi në BE përfaqëson një transformim të madh ekonomik dhe institucional për Shqipërinë. Ndërsa debati publik shpesh përqendrohet tek efektet ekonomike afatshkurtra, provat tregojnë se përfitimet më të rëndësishme afatgjata do të vijnë nga forcimi i institucioneve dhe jo nga ndryshimet e menjëhershme makroekonomike.

22:33

Ekspertët e OKB-së: Në Ukrainë janë kryer krime lufte

Lapsi.al 23 September 2022
Ekspertët e OKB-së: Në Ukrainë janë kryer krime lufte

Hulumtuesit e Kombeve të Bashkuara kanë ardhur në përfundimin se në Ukrainë janë kryer krime lufte gjatë sulmit të Rusisë.  Ata kanë përmendur bombardime të civilëve, ekzekutime të ndryshme, torturë dhe dhunë të tmerrshme seksuale.

“Bazuar në të dhënat e mbledhura nga Komisioni, është ardhur në përfundim se në Ukrainë janë kryer krime lufte”, ka thënë Erik Mose, udhëheqës i Komisionit për Hulumtime në Ukrainë.

Komisioni, i cili është krijuar në muajin maj për të hetuar krimet e luftës së Rusisë në Ukrainë, ka prezantuar të dhëna për shumë shkelje të kryera.

Mose ka thënë se ekspertët e Komisionit kanë pranuar dhe dokumentuar “supozime kredibile sa u përket disa rasteve të ekzekutimeve”.

Në gjetjet e panelit janë cituar dëshmi nga ish të ndaluarit e mbajtur në qendrat ruse. Ata kanë përmendur rrahje, goditje elektrike dhe zhveshje të detyrueshme.

Paneli po ashtu ka shprehur shqetësime të mëdha për ekzekutimet e kryera në rajonet e Kievit, Çernihivit, Harkivit dhe Sumoit. Në këto zona ka pasur prani të forcave ruse.

Mose ka theksuar se një numër i ushtarëve rusë është gjetur se kanë kryer krime në baza gjinore kundër njerëzve të moshave nga katër deri në 82 vjet.

“Ne jemi shokuar nga numri i madh i ekzekutimeve në zonat që kemi vizituar. Komisioni është duke hetuar këto vdekje në 16 qyteza dhe vendbanime”, ka thënë Mose.

Deklaratat e Rusisë

Rusia mohon vazhdimisht se shënjestron infrastrukturën civile dhe zonat e banimit, duke akuzuar Ukrainën se është duke keqtrajtuar të burgosurit rusë të luftës.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka shpallur më 21 shtator mobilizim të pjesshëm të rezervistëve ushtarakë për luftën në Ukrainë.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka thënë në një intervistë televizive se do të mobilizohen 300.000 rezervistë me përvojë përkatëse ushtarake.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

Vetë Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

Të këshilluara

Itali, tërmet i fuqishëm në Xhenova

Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë me thellësi 10 kilometra është regjistruar pak më parë në Xhenova të Italisë. Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe ...

17:17

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI