Flash

Dalin letrat/ Tenderi 100 milionë lekë në UBT çoi në pranga 4 persona

Lapsi.al 23 September 2022
Dalin letrat/ Tenderi 100 milionë lekë në UBT çoi në

Dalin detaje të reja nga dosja e tenderit në Universitetin Bujqësor të Tiranës që çoi në pranga 4 persona. Në pranga u vu Ali Rasha, 62 vjeç, me detyrë Drejtor i Fermës Didaktike Eksperimentale në UBT. Bashkë me të u arrestua edhe Tahir Ballgjini, përgjegjës i Sektorit të Bujqësisë dhe Rushit Sunani, Tiranë 59 vjeç, me detyrë specialist i Sektorit të Bujqësisë.

Një tjetër i arrestuar ishte Ahmet Mejdani, 64 vjeç, me detyrë magazinier në magazinën qendrore në Universitetin Bujqësor. Prokuroria i akuzon për abuzim me një tender që shkon në vlerën 10.5 milionë lekë.

Një nga pajisjet që është regjistruar si e blerë mbi vlerën e çmimit në treg rezulton të jetë një Blender. Kostoja normale e kësaj pajisjeje në treg do të shkonte në jo më shumë se 30 mijë lekë të rinj. Sipas hetimit rezulton se letrat janë “kopsitur” nga 4 punonjësit e UBT-së duke e blerë për 276 mijë lekë të rinj. Një tjetër pajisje e blerë mbi vlerën reale të tregut është një frigorifer me ngrirje i markës “Beko”. Normalisht kushton 30 mijë lekë të rinj, por në UBT është blerë me shifrën rekord të 108 800 lekë të reja.

Në listën e shërbimeve ekstra mbi limitet mund të kuptohet shumë lehtë se punonjësit e UBT kanë tejkaluar çdo norme në blerjet që kanë realizuar. Madje ata kanë dyfishuar pothuajse vlerën e çdo pajisjeje. Në pyetje në lidhje me abuzimin me këtë tender është marrë dhe rektori i UBT-së, Fatbardh Sallaku. Prokuroria e Tiranës sqaron se drejtori i Fermës Didaktike në UBT, Ali Rasha e ka përdorur shpeshherë emrin e rektorit si formë mbrojtjeje në skemën e abuzimit.

Dosja

“Sipas fletëhyrjes në magazinë, vlera e mallit ishte 10.5 milionë. Kallëzuesi në mirëbesim ka nënshkruar fletëhyrjen. Ai ka deklaruar se malli për shumën 3.7 milionë lekë nuk është bërë asnjëherë hyrje në magazinë. Nga kjo shumë, kallëzuesi, po në mirëbesim, ka nënshkruar një fletëdalje për shumën e mallit 1.958.500 lekë.

Dalja për këtë vlerë malli, sipas kallëzuesit është bërë nën trysninë e vazhdueshme të shtetasit A.R. Kallëzuesi nga fundi i muajit Dhjetor të vitit 2021 ka tentuar shumë herë të komunikojë me A.R. dhe persona të tjerë. Ka tentuar edhe Rektorin e Universitetit Bujqësor Kamëz. Kjo pasi emri i të cilit sipas kallëzuesit, e ka përdorur shpesh A.R., si mbrojtje për situatën e krijuar dhe për mungesën e mallit në magazinë, për hyrjen dhe daljen fiktive të mallit”, - nënvizohet në deklaratën e Prokurorisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

47 raste të reja me Covid në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 47 raste të reja me koronavirus ndërsa fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e COVID. ...

19:23

Aksident i pesëfishtë në Fier

Një aksident i pesëfishtë ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në Fier. Mësohet se në aksident janë përfshirë një mjet tip ‘Honda’, një ‘Golf’, një motor pic...

18:19

E premtja… në Open Tech Day

Është e premte, pragu i ëmbël i fundjavës, kur çdonjëri prej nesh nis e bën plane, në mos për të lëvizuar jashtë qytetit, për të gjetur argëtime të vogla, të af...

17:18

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI