Flash

Brad Pitt, tashmë me një linjë për kujdesin ndaj lëkurës

Lapsi.al 23 September 2022
Brad Pitt, tashmë me një linjë për kujdesin ndaj

Brad Pitt ka lancuar së fundmi linjën për kujdesin e lëkurës, 'Le Domaine'. Linja ofron një krem, pastrues dhe serum për fytyrën që varion midis 80-385 dollarë.

"Unë e di se ka produkte të reja pothuajse çdo ditë që njerëzit po përpiqen t'i lançojnë," tha Brad për Vogue, "por nëse nuk do të kisha parë një ndryshim të vërtetë në lëkurën time, nuk do të nxirrja në treg markën." Ne e testuam Le Domaine dhe unë u befasova me të vërtetë nga rezultatet."

Aktori zbuloi gjithashtu se bashkëpunoi me familjen Perrin të vreshtarëve të Château Beaucastel dhe zbuloi se produktet e tij prodhohen në Francë.Rrushi i injektuar në linjën e kujdesit të lëkurës është nga Chateau Miraval, vreshti që ai bleu me Angelina Jolie në 2012.

" Château Miravalhapi shumë ide që normalisht nuk do t'i kisha marrë në konsideratë,"tregoi Piit duke shtuar se ai është frymëzuar nga ish-e fejuara Gwyneth Paltrow dhe kompania e saj Goop. "Ajo është ende një shoqe vërtet e dashur dhe ka ndërtuar këtë perandori."

Ai vazhdoi, "Ajo  ishte ndoshta e para që më detyroi të laja fytyrën dy herë në ditë."

Dhe ndonëse linja e re e Brad fokusohet në kujdesin e lëkurës, ai shpjegoi se  nuk "po ikën nga plakja".

"Unë do të doja të shihja kulturën tonë duke e përqafuar atë pak më shumë," deklaroi ai. "Diçka që diskutuam në themelimin e Le Domaine ishte ky titull "anti-plakje". Është qesharake. Është një përrallë. Por ajo që është e vërtetë është të trajtosh lëkurën tënde në një mënyrë të shëndetshme. Unë mendoj se ne po mësojmë se nëse e duam veten, nëse e trajtojmë veten pak më mirë, atëherë kemi përfitime afatgjata."/Lapsi.al

Të këshilluara

Rikthehet pas 30 vitesh, "The Bodyguard"

"The Bodyguard", me Kevin Costner dhe Whitney Houston, po rikthehet në kinema për 30-vjetorin e tij. Filmi, i cili fillimisht debutoi në nëntor 1992, do të shfa...

10:26

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI