Flash

Berisha për hakerimet: Po zhduken lidhjet e Ramës me krimin

Lapsi.al 23 September 2022
Berisha për hakerimet: Po zhduken lidhjet e Ramës me krimin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për sulmin kiberbetik dhe hakerimet. Ai nuk i ka kursyer akuzat në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij, qëllimi ka qenë zhdukja e lidhjeve të krimit të Ramës dhe qeveritarëve.

“Në një akt të paprecedentë të revanshit të krimit në këtë shtet, qeveria ka shkatërruar të gjitha sistemet e policisë TIMS-in, databazën e policisë shkencore e cila përmban çdo gjë rreth kriminelëve dhe grupeve kriminale. Ka shkatërruar MEMEX dhe faktikisht kemi të bëjmë me një asgjësim total të punës afro 30-vjeçare të policisë së shtetit. Shkatërrimi i këtyre sistemeve nuk ka asnjë lidhje me sulmet e E-albania. Shkatërrimi i këtyre sistemeve është bërë me qëllimin e vetëm për të zhdukur provat që ekzistojnë mbi lidhjet e tmerrshme të krimit për Ramën, Ballën, Gjiknurin, Veliajn dhe qeveritarë të tjerë.

Duke asgjësuar të dhënat e këtyre sistemeve, janë asgjësuar provat materiale të kontestueshme të këtyre lidhjeve. Edhe në rast se prokuroria për aksident ka në disponim në dosje të dhëna të tilla, ato validizohen vetëm duke u gjetur në arkivën e tyre. Dënoj këtë akt ndër më të rrezikshmit. Sot gjurmët e gishtave të shqiptarëve janë në cilindo vend që dëshiron ti ketë. Kjo pas shkatërrimit këtu. Sot asnjë urdhër nuk mund të zbatohet më bazuar në dokumentim shkencor të personit. E sigurt ky është një bashkëpunim qeveritaro- policesk. Është një operacion i paprecedentë në ndonjë vend përveçse në vendin e mafies në Shqipëri.”, -tha Berisha për hakerimet.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI