Flash

Amber Heard reagon ndaj romancës së Johnny Depp

Lapsi.al 23 September 2022
Amber Heard reagon ndaj romancës së Johnny Depp

Amber Heard ka reaguar ndaj romancës së Johnny Depp. Aktori thuhet se është në një lidhjeme ish-avokaten e tij, Joelle Rich. Ajo e përfaqësoi në padinë e tij për shpifje në 2020 në MB.

Mirëpo, një burim i afërt me Heard ka treguar për ET se " ajo nuk po i kushton vëmendje Johnny ose jetës së tij personale." “Amber nuk i intereson se me kë do të takohet dhe thjesht dëshiron të ecë përpara me jetën e saj”, shtoi burimi.

Rich e përfaqësoi aktorin në padinë e tij për shpifje kundër botuesit të The Sun, News Group Newspapers. Gazeta publikoi një artikull në prill 2018 kundër  Depp. Ai e humbi gjyqin në vitin 2020.

Përveç përfaqësimit të Johynny, Rich ishte gjithashtu një nga partnerët, përmes Schillings, për të punuar në çështjen e Meghan Markle dhe Princit Harry në vitin 2018 kundër Mail , të cilën ata e fituan. Schillings ka marrë edhe klientë të tjerë të shquar, duke përfshirë Ryan Giggs dhe J.K. Rowling.

Ndërsa ajo dhe Depp nuk e kanë konfirmuar publikisht romancën e tyre, avokatja ishte gati për të ofruar mbështetje gjatë rastit të tij kundër Heard në fillim të këtij viti. Gjatë gjyqit, i cili u zhvillua në Aleksandri, Virxhinia, Joelle bëri të paktën dy paraqitje gjatë gjyqit gjashtë-javor.

Padia e Depp dhe Heard mori fund në qershor, me jurinë në favor të  akorit të "Pirates of the Caribbean". Heard ka pohuar se ajo ka në plan të apelojë vendimin. Aktorët u martuan në shkurt të 2015-ës. Ajo paraqiti kërkesën për divorc në maj 2016./Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2022/09/22/johnny-depp-ne-nje-romance-dashurie-me-avokaten-e-tij/

Të këshilluara

Stili i qëndrueshëm i Roger Federer

Tetë herë kampioni i Wimbledon ka njoftuar tërheqjen nga tenisi, por sensi i modës do të mungojë po aq sa aftësitë e tij atletike.Roger Federer. Wimbledon, 2009...

12:41

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI