Flash

Analiza/ A rrezikojmë rritjen e çmimeve kur të hyjmë në BE

Anëtarësimi në BE përfaqëson një transformim të madh ekonomik dhe institucional për Shqipërinë. Ndërsa debati publik shpesh përqendrohet tek efektet ekonomike afatshkurtra, provat tregojnë se përfitimet më të rëndësishme afatgjata do të vijnë nga forcimi i institucioneve dhe jo nga ndryshimet e menjëhershme makroekonomike.

22:33

Zelensky: Kemi shkëmbyer një politikan rus me 200 ushtarë ukrainas

Lapsi.al 22 September 2022
Zelensky: Kemi shkëmbyer një politikan rus me 200 ushtarë

Politikani ukrainas i opozitës pro-Kremlinit, Viktor Medvedchuk, i cili u kap në prill, është shkëmbyer me 200 ushtarë, si pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve, sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, sipas CNN.

Zelensky tha se 200 të burgosur ukrainas ishin kthyer në shtëpi në këmbim të Medvedchuk.

“Fillimisht, na u ofrua të kthenim 50 nga njerëzit tanë në këmbim të njërit prej atyre që ishin në qendrën e paraburgimit të Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës. Ne folëm. Ne këmbëngulëm. Numri nga 50 u rrit në 200,” tha Zelensky.

Vasyl Maliuk, kreu i shërbimit të sigurisë ukrainase, tha se Medvedchuk “nuk është vetëm një kumbar i fëmijëve së Putinit, por edhe një i dokumentuar nga ne si tradhtar”.

“Për më tepër, gjatë punës për rastin Medvedchuk, ne kemi neutralizuar rrjete të shumta agjentësh, kemi arrestuar tradhtarë të shumtë dhe kemi marrë shumë informacione të vlefshme që po përdorim për kundërzbulim dhe do të na afrojnë fitoren tonë”, shtoi Maliuk.

Pesë komandantë ukrainas u përfshinë në shkëmbimin e të burgosurve, si dhe 55 të burgosur që do të dërgoheshin në Rusi, sipas Zelensky. Është e paqartë nëse 55 të burgosurit janë të gjithë rusë apo pro-rusë, por Zelensky i përshkroi ata si njerëz “që luftuan kundër Ukrainës dhe ata që tradhtuan Ukrainën”.

Sipas Andrii Yermak, kreu i Zyrës së Presidentit të Ukrainës, gjithsej 215 të burgosur lufte janë liruar si pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve midis Rusisë dhe Ukrainës, duke përfshirë dhjetë të burgosur të huaj.

Të këshilluara

Gjermania bastis pronat e aleatit të Putinit

Hetuesit gjermanë kanë bastisur pronat e një oligarku rus që dyshohen për evazion fiskal dhe për shkelje të sanksioneve të Bashkimit Evropian, thanë prokurorët....

15:14

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI