Flash

"Rruga e vdekjes" vijon të marrë jetë njerëzish

Lapsi.al 22 September 2022
"Rruga e vdekjes" vijon të marrë jetë njerëzish

Rruga Elbasan-Peqin është kthyer në rrugën e vdekjes, pasi në këtë aks janë shënuar aksidente të shumta rrugore me viktima dhe të lënduar.

Shpesh herë shkak për aksidentet ka qenë mungesa e sinjalistikës.

Rasti më i fundit është aksidenti që ndodhi këtë mëngjes rrugë në afërsi të fshatit Bishqem. Drejtuesi i një motoçiklete u përplas për vdekje nga një furgon.

Ndërsa mbrëmë në po të njëjtin aks në afërsi të fshatit Karinë vdiq një 49-vjeçar. Ky i fundit u përplas për vdekje me një makinë tjetër.

"Rruga e vdekjes" Elbasan-Peqin është tepër e frekuentuar pasi të çon në ish zonën e kombinatin metalurgjik.

Ky aks është i gjatë 35 kilometra dhe ka 8 kryqëzime në total.

Këtu mund t’i referohemi kryqëzimit në afërsi të Paprit.

Ai kalon nëpërmjet aksit nacional Elbasan-Peqin.

Në këtë zonë kanë ndodhur një numër i madh aksidentesh me pasoja të rënda.

Ndonëse aksidentet janë të shumta në këtë aks rrugor, pushteti vendor dhe drejtoria e rrugëve vijojnë të mos reagojnë dhe pse sinjalistika dhe ndriçimi është detyrim që ia cakton ligji shkruan AbcNews. Kjo rrugë nuk është e vetmja problematike në vend. Kujtojmë se edhe rruga e Shkodrës ka marrë prej vitesh jetë njerëzish.

Lexo më tej: Aksident rrugor në aksin Elbasan-Peqin, shënohet një viktimë 

Lexo më tej: Aksidenti në aksin rrugor Elbasan-Peqin, arrestohet shoferi 

Të këshilluara

NATO do të zhvillojë stërvitje në Kosovë

Sipas zëvendëskomandantit të KFOR-it, Luca Piperni, forcat paqeruajtëse nuk mund ta përjashtojnë mundësinë e tensioneve në veri të Kosovës. Kjo, kur të skadojë ...

10:57

95 raste të reja me Covid në Shqipëri

Asnjë humbje jete dhe 95 raste të reja janë regjistruar nga Covid-19 në 24 orët e fundit në vend. Po ashtu janë shëruar 115 persona, ndërsa në spitalin COVID3 p...

19:30

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI