Flash

Rama: Gledis Nanos i kërkova dorëheqjen, por ai e drodhi

Lapsi.al 22 September 2022
Rama: Gledis Nanos i kërkova dorëheqjen, por ai e drodhi

Kryeministri Edi Rama është pyetur për çështjen e largimit të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Rama tha se ishte ai që i kishte kërkuar dorëheqjen dhe ai fillimisht ia kishte konfirmuar.

“Pse duhet të jetë kaq e rëndësishme pse u largua Gledis Nano. E para një herë që ai ma kishte konfirmuar mua dorëheqjen. Iu kërkua dorëheqja sepse situata e kohës së fundit ishte problematike. Kjo kërkonte një ndryshim të lidershipit të saj në krye të policisë së shtetit” – tha Rama.

Ai mohoi të kishte dijeni për takimin e Gledis Nanos me policin Jeton Lami.

“Ka pastur të dhëna për Ervis Martinajn. E pavërtetë. Kishte të dhëna sensitive për zyrtarë të qeverisë? Të gjitha janë legjenda urbane. Nuk kam informacion për to.

Nuk i është vënë në dyshim as përkushtimi dhe përpjekja, por rezultati. Në nisëm të shihnim simptoma që policia e shtetit është shkëputur. Rishfaqja e parcela me kanabis, shfaqja e duarve të policëve për ryshfet, mungesa e disiplinimit në disa raste në bregdet.

Ai ka kryer detyrën e ka bërë sa ka mundur, por i është vënë në diskutim rezultati. Me atë rezultat ku ne filluam të shikojmë simptoma problemesh që nga rishfaqja e parcelave me kanabvs pranë zonave urbane, uniformat blu që merrnin ryshfete, vrasjet pa autor të gjitha këto kërkonin një shkundje” – tha Rama në “Opinion”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI