Flash

Pikëpyetjet/ A kanë lidhje patronazhistët me hakerimet e Iranit

Lapsi.al 22 September 2022
Pikëpyetjet/ A kanë lidhje patronazhistët me hakerimet e Iranit

Një raport i FBI-së amerikane dhe Agjencisë së Sigurisë Kibernetike dhe Infrastrukturës, CISA, zbuloi se hakerat kishin përfituar akses tek databazat e qeverisë shqiptare 14 muaj para sulmit kibernetik të korrikut.

Lexo më tej: FBI dhe CISA zbërthejnë hakerimin: Kishin akses tek qeveria prej 14 muajsh 

Një vrojtim që i ka bërë ish-ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi, situatës ngre shumë pikëpyetje.

Halimi thekson se duke bërë një matematikë të thjeshtë, del që hakerat iranianë kanë arritur të kenë akses tek qeveria shqiptare që prej 14 majit 2021. Kjo datë del nëse llogarisim 14 muaj para sulmit të parë kibernetik të 14 korrikut 2022. Sulm që e analizoi FBI-ja dhe CISA-ja amerikane.

14 maji 2021 është rreth një muaj larg 11 prillit 2021. Dita kur Lapsi.al zbuloi skandalin e patronazhistëve. Një listë qindra mijëra njerëzish me të dhënat personale dhe bindjet politike që dispononin zyrat e PS-së.

Edhe pse nuk u hetua kurrë thelbi i çështjes së patronazhistëve, por SPAK vendosi të bastisë portalin Lapsi.al për publikimin e databazës, gjithmonë u aludua përtej dyshimit të arsyeshëm që të dhënat e patronazhistëve u siguruan pikërisht nga E-Albania, projekti i preferuar digjital i Edi Ramës.

Nëse E-albania do të keqpërdorej politikisht nga partia në pushtet deri në patronazhim, ose ndryshe spiunim të qytetarëve në shkelje flagrante të të drejtave të njeriut, konkretisht privacisë, a do ta kishin vështirë hakerat e sponsorizuar nga Irani të rrëmbenin diçka që pothuaj i ishte servirur gati? A do ta kishin të vështirë të futeshin për të grabitur një shtëpi që i ka të gjitha portat e dritaret hapur? ©LAPSI.AL 

Lexo më tej: Shtetit i kanë rënë brekët, prokuroria kërkon që ti’a ngrejë 

Lexo më tej: Gjithçka sheshit, si e rrëzuan hakerat Policinë e Shtetit 

Lexo më tej: Ne do i themi “JO” urdhërit të prokurorisë 

Të këshilluara

NATO do të zhvillojë stërvitje në Kosovë

Sipas zëvendëskomandantit të KFOR-it, Luca Piperni, forcat paqeruajtëse nuk mund ta përjashtojnë mundësinë e tensioneve në veri të Kosovës. Kjo, kur të skadojë ...

10:57

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI