Flash

Meta: Rama donte bankat në e-Albania. Autoriteti i Dosjeve, fëlliqësira

Lapsi.al 22 September 2022
Meta: Rama donte bankat në e-Albania. Autoriteti i Dosjeve,

Ish-Presidenti Ilir Meta akuzoi kryeministrin Edi Rama për sulmet kibernetike. Ai tha se Rama kërkoi të fuste edhe bankat në e-Albania, por ato nuk pranuan.

“Sulmin e parë ndaj sistemit e ka bërë Rama. Ai ia dha të dhënat e njerëzve patronazhistëve. Prokuroria në vend që të merrej me ata, u morën me gazetarët. Në dijeni për sulmin jam vënë në dijeni në korrik.

Qeveria e dinte, ata janë shtet mafioz. Por nuk është ky i vetmi problem, pasi është i Tims, i policisë. Bankat kanë sistemin e tyre të mbrojtjes, Rama donte t'i fuste te sistemi i tij i dëmtuar, ato nuk donin" - tha Meta.

Ai bëri akuza të forta ndaj anëtarëve të Autoritetit të Dosjeve. Meta tha se ata nuk zbatojnë ligjin dhe janë “5 fëlliqësira që i ka korruptuar Rama”.

"Duhet të dalin se çfarë fëlliqësirash që janë në autoritetin e Dosjeve. Epitetet janë në dorën time. Unë jam mësuar me shumë shpifje. U ka nxjerrë emrat njerëzve, pa bërë deklasifikimin.

Kanë dalë emrat e personave që kanë qenë të përfshirë. Unë shkoj në ato 5 fëlliqësirash që i ka korruptuar Edi Rama për të kërkuar verifikimin e anonimatin.

Unë po i shkoj tek Prokuroria e Edi Ramës, le të vijnë atje ata. Ata ligjet që bëjnë vetë! Unë e kam thënë, aty ku t’i shijojë më mirë Edi Ramës. Kjo është toleranca më e madhe. Ti bën një ligj për të legjitimuar akuzat e 5 fëlliqësirave.

Ata meritojnë vetëm një emër, 5 fëlliqësira. Ai është një institucion Kushtetues. Do duhet të zbatojnë ligjin, por kanë dhe dimensione humanitare" - tha Meta.

"Ne nuk do ti ndahemi as protestave por jemi stepur nga puna e sulmeve kibernetike. Për shkak të kësaj situate kam qenë i rezervuar. Rama nëse mbën përgjegjësi duhet të japë dorëheqjen. Nuk ndodh gjë nëse bëhet Niko kryeministër për pak kohë. Ne jemi në luftë me Ramën. Tims nuk hakerohet pa bashkëpunim nga brenda" - tha Meta. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Rama pozon me Joe Biden në OKB

Kryeministri Edi Rama ka takuar në New York presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden. Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama kanë pozuar ...

20:35

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI