Flash

Mbyllet kopshti i Turgut Ozal/ Akuza qeverisë shqiptare

Lapsi.al 22 September 2022
Mbyllet kopshti i Turgut Ozal/ Akuza qeverisë shqiptare

Kopështi privat "Zubeyde Hanim" njoftoi se është detyruar të mbyllë aktivitetin me urdhër të Ministrisë së Arsimit. Përmes një deklarate për mediat, kopshti që është pjesë e shoqërisë "Turgut Ozal"  akuzon drejtpërdrejt institucionet.

"Zubeyde Hanim" vë në pikëpyetje ligjmërinë e këtij vendimi. Në njoftimin nisur prindërve, kopshti me 24 vite aktivitet në Shqipëri theksoi se mbyllja mund të ketë ndodhur nën presione të ndryshme, pa përmendur se nga kush.

Pasi dha një shpjegim të gjatë se Ministria nuk gjeti asnjë shkelje nga veprimtaria e kopshtit, "Turgut Ozal" njoftoi se ka depozituar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë dokumentacionin për anulimin e këtij dhe se kanë vënë në dijeni të gjitha institucionet shqiptare dhe të huaja.

Mbyllja është bërë me arsyetimin e shkeljes së rëndë të licencës. Sipas Ministrisë së Arsimit, godina ku ushtrohej aktiviteti nuk ishte pajisur me autorizimin përkatës nga ministria.

Prapaskena

Shoqëria "Turgut Ozal" financohet nga kleriku filantrop, Fethullah Gylen. Ky i fundit njihet si kundërshtari më i madh i presidentit turk Erdogan dhe jeton në ekzil në SHBA.

Erdogan ka shpallur organizata terroriste fondacionet dhe institucionet e themeluara dhe të drejtuara nga Gylen. Pjesë e kësaj beteje është bërë edhe Shqipëria.

Prej vitesh Turqia kërkon mbylljen e shkollave të Gylen në Shqipëri, madje duke prezantuar në vend rrjetin e shkollave Maarif, që mbështeten nga Erdogan. Ky i fundit dyshohet se qëndron pas shtyrjes së vazhdueshme të hapjes së Xhamisë së Namazgjasë, pasi akuzon se në krye të Komunitetit Mysliman Shqiptar janë mbështetësit e Gylenit.

Deklaratë

Të këshilluara

NATO do të zhvillojë stërvitje në Kosovë

Sipas zëvendëskomandantit të KFOR-it, Luca Piperni, forcat paqeruajtëse nuk mund ta përjashtojnë mundësinë e tensioneve në veri të Kosovës. Kjo, kur të skadojë ...

10:57

95 raste të reja me Covid në Shqipëri

Asnjë humbje jete dhe 95 raste të reja janë regjistruar nga Covid-19 në 24 orët e fundit në vend. Po ashtu janë shëruar 115 persona, ndërsa në spitalin COVID3 p...

19:30

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI