Flash

Manastirliu: Nga 1 tetori, do dyfishohet ndihma ekonomike

Lapsi.al 22 September 2022
Manastirliu: Nga 1 tetori, do dyfishohet ndihma ekonomike

Këtë të enjte qeveria ka miratuar paketën e mbështetjes për të përballuar krizën ekonomike. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi se janë mbi 64 mijë familje që do të përfitojnë nga kjo paketë. Përpara medieve, Manastirliu dha detaje për vendimet që u morën. Ministrja ka deklaruar se duke nisur nga 1 tetori do të dyfishohet ndihma ekonomike.

Ndryshojmë ndihëm e pagesës për gratë kryefamiljare me dy fëmijë. Për sa i përket familjeve që janë përfituese në tre plus fëmijë kemi bërë dyfishimin nga janari. Kemi dyfishaur pagesën e ndihmës ekonomike për të moshuarit që janë pa pension, plus 65 vjeç. Dua të ndalem në këtë mbështetje. Janë mbi 64 mijë që do të përfitojnë nga këto masa. Është mbështetje e qëndrueshme dhe afatgjatë.

Lexo më tej: Paketa e krizës/ Paga minimale 34 mijë lekë, rritje rrogash për administratën dhe policinë

Pas indeksimit me 7.5% për programin e pagesave të mbështetjes për personat me aftësi të kufizuar. Janë 90 mijë që u është indeksuar masa e mbështetjes. Një tjetër vendim sot është marrë në lidhje me mbështetjen për energjinë elektrike për personat që kanë status të aftësisë së kufizuar të cilëve u rritet masa e mbështetjes për kompensimin e energjisë. Kjo masë shkon nga 2 mijë lekë të reja në 3 mijë lekë të reja. Nga kjo mbështetje përfitojnë më shumë se 12 mijë persona”, tha Manastirliu.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI