Flash

Magjia e iPhone 14 mbërrin në One Telecommunications

Lapsi.al 22 September 2022
Magjia e iPhone 14 mbërrin në One Telecommunications

Me datë 23 shtator 2022 ju ftojmë të eksploroni nga afër telefonin smart më të kërkuar në botë, iPhone 14 Pro dhe iPhone 14 Pro Max. Duke nisur nga kjo datë, One Telecommunications nis zyrtarisht shitjen në të gjithë rrjetin e dyqaneve, si rishitës i autorizuar nga Apple.

Mos mungoni në eventin e prezantimit nga afër me telefonin e ri, iPhone 14. Eventi shtrihet përgjatë gjithë ditës së premte, më 23 shtator, tek dyqani ONE Myslym Shyri.

Ejani dhe përjetoni nga afër zhvillimet më të avancuara teknologjike të një smartphone. Provoni kameran fantastike 48 MP, me super zoom dhe me ndjeshmëri shumë më të lartë për foto edhe më të mira në dritë të ulët. Përjetoni performancën e procesorit A16 Bionic, një revolucion në teknologjinë e telefonave smart që mundëson më shumë jetëgjatësi të baterisë. Shihni nga afër ekranin 21% më të madh, me super retina XDR. Provoni të xhironi një video në lëvizje, për të parë optimizimin e stabilitetit të subjektit që vendosni në fokus. Dhe më e rëndësishmja, nxitoni që të jeni JU të parët që do ta bëni tuajin. Me çmimet më të mira, në dyqanet One Telecommunications.

Për klientët ONE japim mundësinë që ta kombinojnë edhe me planet ULTRA Unlimited. Për ta blerë përmes pagesave mujore.

Për të gjithë klientët që do të blejnë gjatë ditës së nesërme një prej modeleve iPhone 14 tek dyqanet ONE, do të përfitojnë edhe karikuesin origjinal Apple falas (kutia iPhone nuk përmban karikues).

Dita e nesërme është festë dedikuar telefonit smart më të famshëm në botë. Ejani edhe ju të bëheni pjesë e kësaj feste.

Të këshilluara

NATO do të zhvillojë stërvitje në Kosovë

Sipas zëvendëskomandantit të KFOR-it, Luca Piperni, forcat paqeruajtëse nuk mund ta përjashtojnë mundësinë e tensioneve në veri të Kosovës. Kjo, kur të skadojë ...

10:57

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI