Flash

Kuvendi shpërndahet javën tjetër, Gjukanoviç: Nuk kam shkelur Kushtetutën

Lapsi.al 22 September 2022
Kuvendi shpërndahet javën tjetër, Gjukanoviç: Nuk kam

Millo Gjukanoviç ka thënë se vendimi i tij për të mos pranuar kandidaturën e Miodrag Lekiçit për të formuar qeverinë e re është në përputhje me Kushtetutën.

Ai po ashtu tha se më 30 shtator do të shihet nëse ka një mazhorancë që kujdeset me përgjegjësi për interesat kombëtare.

"Pasi mazhoranca humbi mundësinë në Parlament për të propozuar me kushtetutë një kandidat, sot gjendemi përpara shkurtimit të mandatit dhe të krijojmë kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve apo të vazhdojmë me lojërat e vogla politike të disa partive duke pasur një rast unik në botë me parlament legjitim dhe qeveri jo-legjitime," tha ai.

Kreu i shtetit i cili u akuzua për shkelje të Kushtetutës nga shumica e vjetër parlamentare tha se përmes saj do të zgjidhet situata politike e paqartë në vend.

"Kam një ekip avokatësh kompetentë dhe nuk më lënë të gabohem edhe sikur të dua. Siç e dini ekziston mundësia e miratimit të një dekreti për shpërndarjen e Kuvendit dhe jam i sigurt se do të arrijmë një zgjidhje që do të respektojë çdo germë të Kushtetutës," tha ai.

Mali i Zi ka hyrë në një krizë politike që prej shkarkimit të Dritan Abazoviç.

Shumica e vjetër parlamentare që doli nga zgjedhjet e gushtit 2020 propozoi një kandidat për formimin e qeverisë, i cili nuk pranua nga presidenti Millo Gjukanoviç pasi ky i fundit nuk besonte se ata do të kishin votat e nevojshme për të formuar qeveri.

Kreu i shtetit më pas inicioi shkurtimin e mandatit të Kuvendit me qëllim mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Të këshilluara

Rama pozon me Joe Biden në OKB

Kryeministri Edi Rama ka takuar në New York presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden. Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama kanë pozuar ...

20:35

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI