Flash

Johnny Depp, në një romancë dashurie me avokaten e tij

Lapsi.al 22 September 2022
Johnny Depp, në një romancë dashurie me avokaten e tij

Johnny Depp është në lidhje dashurie me Joelle Rich. Ajo është një avokate që e përfaqësoi atë në gjyqin e tij për shpifje kundër The Sun.

Në fillim të kësaj vere, Depp ndezi thashethemet për romancë me një avokate tjetër, Camille Vasquez. Kjo e fundit e përfaqësoi atë në gjyqin e tij  për shpifje në SHBA kundër ish-gruas së tij Amber Heard.

Sidoqoftë, Vasquez i mohoi aludimet, duke i quajtur "seksiste" dhe "joetike".“Unë kujdesem shumë për klientët e mi dhe padyshim që jemi afruar”, tha ajo për People në qershor. “Por kur them ‘ne’, kam parasysh të gjithë ekipin, dhe sigurisht kjo përfshin Johnny-n.” Vasquez vuri në dukje se aktori kishte qenë miku dhe klienti i saj për katër vjet e gjysmë.

“Është gjithashtu një akuzë joetike që po bëhet. Është seksiste”, shtoi ajo. “Është për të ardhur keq, dhe është zhgënjyese.  Rich nuk ishte një nga avokatët që punonte në çështjen amerikane, por thuhet se ajo ishte e pranishme në sallën e gjyqit.

Sipas Us Weekly, avokatja ishte në Virxhinia për të treguar “mbështetjen” e saj për të nominuarin për Oscar. "Nuk kishte asnjë detyrim profesional për të qenë atje," tha një burim për revistën, duke shtuar se Depp dhe Rich do të takoheshin "në mënyrë diskrete" në hotele gjatë fazave të hershme të romancës së tyre.

Gjatë gjyqit për shpifje, disa ish partnere të Johnny u shfaqën në sallën e gjyqit. Kate Moss u shfaq si një dëshmitare  më 25 maj. Supermodelja, e cila ishte në një lidhje me aktorin nga viti 1994 deri në vitin 1998, mohoi që  ai e ka shtyrë nga shkallët. Megjithatë, Ellen Barkin tregoi mbështetjen e saj për Heard duke dëshmuar se Depp kishte një histori sjelljeje të dhunshme dhe një herë hodhi një shishe verë në drejtim të saj./Lapsi.al

Të këshilluara

Stili i qëndrueshëm i Roger Federer

Tetë herë kampioni i Wimbledon ka njoftuar tërheqjen nga tenisi, por sensi i modës do të mungojë po aq sa aftësitë e tij atletike.Roger Federer. Wimbledon, 2009...

12:41

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI