Flash

Flet Rama/ A do jetë sërish Veliaj kandidat për Tiranën

Lapsi.al 22 September 2022
Flet Rama/ A do jetë sërish Veliaj kandidat për Tiranën

Kush do të jetë kandidat i PS-së për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e ardhshme lokale. A do të jetë sërish kandidat Erion Veliaj? Kryeministri Edi Rama është pyetur për këtë, por dukshëm nuk ka pasur dëshirë të flasë shumë. Ndaj i ka rënë shkurt me një fjali.

“Do ta vendosim në kohën e duhur të gjithë bashkë, por nuk shohim asnjë arsye pse të mos jetë”, - u shpreh kreu i qeverisë.

Në emisionin “Opinion”, Rama foli edhe për çështjen e lobimit të PD me para ruse. Rama kujtoi dhe deklaratën e kryedemokratit Sali Berisha se “Basha ka marrë provat nga PD” duke këmbëngulur se prokuroria duhet ta hetojë çështjen pasi provat ekzistojnë ende.

“Kjo çështje është kthyer në skenën politike jo për të bërë transparencë, por për tu përdorur si gur i radhës për t’u vrarë mes tyre. Njerëzit që i vunë gjoksin në atë kohë Bashës, sot flasin për kompjuterë të zhdukur. Çështjen e investigon prokuroria. Provat janë aty dhe çështja është aty. Sot është dita për t’i kërkuar ndjesë, Ballës, Spiropalit dhe Braçes”, - tha Rama.

Rama është shprehur i bindur se PD ka përdorur fonde ruse për lobim në vitin 2017.

“Këtë nuk e thotë më një media, por e thotë një raport i shërbimeve amerikane. E para SHBA nuk funksion kështu. Kërkon informacione dhe të japin informacione kur ai është i klasifikuar. Ato kanë qenë fakte të nxjerra në media nga gazetarë investigativë të huaj që nuk janë kontestuar nga asnjë gjykatë. Këto fakte gjenden dhe në raportin e shërbimit sekret.

Janë para ruse, është financim rus. Përjashto karafilat, gargarelat dhe horrat e mbledhur në atë parti politike që nuk kanë as fe e as atdhe, ata që kanë marrë para ruse dhe kanë thënë që është shpifje e Ramës dhe Sororsit”, - tha Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI