Flash

E pazakontë në Kosovë/ Nëna lind foshnjën e pajetë, infermierja i çon një tjetër

Lapsi.al 22 September 2022
E pazakontë në Kosovë/ Nëna lind foshnjën e

Në klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Universitare të Kosovës, një infermiere ka ngatërruar familjen që do t’i jepte foshnjën. Por, ngjarja është akoma më e rëndë, pasi njëra nga foshnjet lindi e vdekur, ndërsa nënës së foshnjës së vdekur, infermierja i çoi foshnjën e nënës tjetër.

Njëra prej grave shtatzëna është paraqitur në spital me komplikacione, ku mjeku i rastit shpjegoi se evidentimi i vdekjes së foshnjës ishte i pamundur për t’u bërë. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekësve, ata nuk kanë arritur ta shpëtojnë foshnjën. Pacientja nuk ishte informuar që foshnja e saj kishte lindur pa shenja jete, pasi kishte qenë në anestezi lokale. Infermierja ka dalë nga salla me foshnjën që gëzonte shëndet të plotë në duar, dhe ia ka prezantuar pacientes si fëmijën e saj.

Për këtë rast është bërë denoncimi në polici për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor në spitalin e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:40. Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë Dr. Zef Ndrejaj. Ai tha se foshnja ka lindur me prerje cezariane dhe sipas tij, nëna e foshnjës ka qenë në gjendje të rëndë. Ai tha se kanë ndërhyrë me urgjencë në lidhje me rastin, mirëpo foshnja nuk ka mundur të mbijetojë.

Ndrejaj tha se gjatë kohës së kryerjes së lindjes, pacientja që po kryente lindjen është njoftuar nga gjinekologët për komplikimet shëndetësore dhe se foshnja saj nuk do të mbijetonte. Si fillim nuk dihej arsyeja e aktit të infermieres, por në një komunikatë për media nga Drejtoria e ShSKUK, kanë thënë se nuk bëhet fjalë për ndërrim të foshnjave, por për dhënie të paautorizuar të informatave nga infermierja dhe ngatërrim të informatës.

“Deri te ngatërrimi i infermieres ka ardhur pasi në të njëjtën kohë ka pasur edhe një lindje tjetër dhe infermierja e Klinikës së Neonatologjisë ka dhënë informatë jo të autorizuar duke ngatërruar rastet, keqinformuar prindërit”, thuhet në komunikatë.

Të këshilluara

51 raste të reja me Covid në Shqipëri

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 641 testime, 51 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 75 të shëruar në 24 orët e fundit 22 Shtator 2022 – Ministri...

18:16

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI