Flash

Çmimi i ri i energjisë elektrike, nesër mblidhet bordi i ERE

Lapsi.al 22 September 2022
Çmimi i ri i energjisë elektrike, nesër mblidhet bordi i ERE

Enti Rregullator i Energjisë do të mbajë një mbledhje ditën e nesërme, datë 23.09.2022, ora 15:30, ku Bordi i ERE-s do të vendosë lidhur me tarifat e reja të energjisë elektrike.

Mbledhja do të ketë rend dite mbi kërkesën e shoqërisë OST sh.a. për aplikimin për tarifën e transmetimit të energjisë elektrike për vitin 2023 dhe periudhën 2023-2025.

Po ashtu në rend dite do të jetë mbi kërkesën e shoqërisë FSHU sh.a. lidhur me kostot që duhet të përfshihen në llogaritjen e çmimit me pakicë të energjisë për klientët familjarë me konsum mbi 800 kWh në muaj.

Të këshilluara

Rama pozon me Joe Biden në OKB

Kryeministri Edi Rama ka takuar në New York presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden. Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama kanë pozuar ...

20:35

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI