Flash

Berisha bën thirrje: Të ngrihemi në greva, ora po vjen

Lapsi.al 22 September 2022
Berisha bën thirrje: Të ngrihemi në greva, ora po vjen

Sali Berisha i bëri thirrje mësuesve, studentëve, mjekëve, pedagogëve, policëve të ngrihen në greva të përgjithshme për kushtet e vështira ku mësojnë dhe punojnë. "Ora po vjen"- theksoi ish-kryeministri.

Duke folur në Parlament, ai tha se biznesi dhe qytetarët duhet t’i bashkohet grevave të përgjithshme.

"Koha ka ardhur që ne kësaj qeverie ti tregojmë vendin. Jam këtu për tu bërë thirrje të gjithë mësuesve të Shqipërisë me guxim dhe kurajo të mbrojnë interesat e tyre. Të mbrojnë nënçmimin, përçmimin që u bën kjo qeveri. Janë të vetmit mësues në rajon që 8 vite, jo vetëm që nuk njohën rritje, por krahasuar me inflacionin pësuan ulje të ndejshme të rrogës. Janë njerëzit më të përçmuar në administratë, kur duhet të jenë njerëzit më të nderuar për misionin fisnik.

Një mësues, qoftë edhe i ekselencës, por për shkak të bindjet e tij duhet të presë 7-8 vite për tu sistemuar. U bëj thirrje sindikatave që të organizojmë grevën më të fuqishme. U bëj thirrje mjekëve që e shohin sistemin që po rrënohet, mjekë të shkëlqyer që po largohen nga vendi, sepse janë njerëzit më të keqpaguar dhe keqtrajtuar. Cila mbetet: greva, greva dhe para së gjithash greva.

U bëj thirrje të gjithë studentëve, bashkëmoshatarëve të tyre në Kosovë qeveria u dha nga 100 euro. Kurse kjo qeveri u jep mashtrimin. Të organizohen në një lëvizje të fuqishme studentore. Ne jemi 30 herë më të fuqishëm se këta që vjedhin çdo ditë qytetarët.

U bëj thirrje pedagogëve të universiteteve të ngrihen fuqishëm. Të mos lënë një copë injorant tu përmendë rrogën dhe dijet. Ky nuk është i denjë as për mësues vizatimi. i bëj thirrje sindikatës të qëndrojë fuqishëm." - iu tha Berisha mësuesve dhe studentëve.

Për biznesin e vogël Berisha përmendi taksën e re.

"I drejtohem këtu biznesit të vogël që ka një armik të vërtetë në këtë qeveri, e cila pritet fundin për 2 muaj tu vendosë 23%, e cila rriti tarifën e energjisë në 200 lekë. Çfarë presin më? Thirrja e çdo biznesmeni është të ulen qepenat, grevë e përgjithshme." - u shpreh Berisha.

Ish-kryeministri i bëri një thirrje edhe policëve. "Ora po vjen".

"U bëj thirrje policëve të vërtetë të shtetit, të cilëve nuk u paguhet asgjë nga mundi dhe djera që derdhin, që mashtrohen nga mëngjesi deri në darkë. Koha thërret, ora po vjen. Ne duhet të jemi në lartësinë e duhur dhe jo të vajtojmë. U bëj thirrje taksistëve dhe të gjithë qytetarëve që drejtojnë makina të mos pranojnë këtë tirani çmimesh nafte, por të ngrihemi." 

"U bëj thirrje qytetarëve socialistë dhe demokratë të ngrihemi se kjo që ndodh me çmimet në Shqipëri nuk ndodh në asnjë vend të botës." - përmbylli thirrjen Berisha. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

NATO do të zhvillojë stërvitje në Kosovë

Sipas zëvendëskomandantit të KFOR-it, Luca Piperni, forcat paqeruajtëse nuk mund ta përjashtojnë mundësinë e tensioneve në veri të Kosovës. Kjo, kur të skadojë ...

10:57

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI