Flash

Analiza/ A rrezikojmë rritjen e çmimeve kur të hyjmë në BE

Anëtarësimi në BE përfaqëson një transformim të madh ekonomik dhe institucional për Shqipërinë. Ndërsa debati publik shpesh përqendrohet tek efektet ekonomike afatshkurtra, provat tregojnë se përfitimet më të rëndësishme afatgjata do të vijnë nga forcimi i institucioneve dhe jo nga ndryshimet e menjëhershme makroekonomike.

22:33

Analiza e DW: Putin përshkallëzon sitatën për të mbijetuar

Lapsi.al 22 September 2022
Analiza e DW: Putin përshkallëzon sitatën për të

Ai nuk mund të kthehet më pas: Nëse e humb luftën agresore në Ukrainë, Putin-it kjo do t'i kushtojë pushtetin, ndoshta më shumë. E njëjta gjë vlen edhe për politikanët në qeverinë dhe Dumën ruse, që e kanë lidhur fatin e tyre me kreun e Kremlinit. Ata janë në panik.  Sukseset e Ukrainës e kërcënojnë Moskën me dështim, me të cilin askush nuk kishte llogaritur në Kremlin. Prandaj Putini shpalli mobilizimin e pjesshëm e do të dërgojë 300.000 rezervistë në front. Ata duhet ta ndalin marshimin e ukrainasve, gjë që dëshmon edhe gjendjen e dobët të ushtrisë ruse.

I dobësuar dhe izoluar?

Deri para pak ditësh, në kuadër të takimit të Organizatës së Shangait për Bashkëpunimin, SCO, në Uzbekistan, një Putin i përpjekur për të demonstruar qetësi, tha se Rusia nuk e ka me nxitim në Ukrainë. Në realitet bota pa një Putin të dobësuar dhe të izoluar. Kamerat televizive tregonin një burrë të plakur, të cilin krerët e shteteve të tjera e lanë të priste.

Turqia, India e madje Kina lanë të kuptohej  publikisht, se nuk e mbështesin luftën e Putinit dhe se mbështesin integritetin territorial të Ukrainës. E për këtë kanë arsye të forta: Lufta rëndon ekonominë botërore dhe me këtë pushtetin e atyre politikanëve, prej të cilëve Putini shpresonte mbështetje për luftën agresore.

Ndërrim kursi në Kremlin

Sipas Kremlinit kështu nuk mund të vazhdohet. Sapo u kthye në Moskë, Putin me nxitim e ndryshoi kursin. Në fund të fundit shpallja e mobilizimit të pjesshëm është pranim i dobësisë ushtarake në Ukrainën lindore. Me njoftimin se brenda ditësh do të "votohet" në një referendum në zonat e pushtuara për bashkimin me Federatën Ruse, bëhet e dukshme, se ukrainasit nuk duan të shkojnë drejt Rusisë. Një votim para armëve, një referendum para rrënojave nuk merret seriozisht nga askush në botë.

Putini kërkon të sigurojë plaçkën e vjedhur. Zonat e pushtuara do të duhet të bëhen pjesë e Federatës Ruse, atëherë Putini mund të bëjë thirrje për mbrojtjen e atdheut me armë. Nga "operacioni special ushtarak" i kufizuar në kohë dhe hapësirë, me të cilin shumë rusë nuk kishin lidhje në përditshmëri, retorika bën fjalë tani për mbrojtjen e "tokës ruse" me të gjitha mjetet, edhe me armë nukleare.

Fundi i "operacionit special"

Nuk është e nevojshme të bësh profeci të mëdha për të parashikuar fundin e nocionit "operacion special ushtarak". Propaganda e Kremlinit do ta varrosë atë. Në vend të tij do të tirren edhe më shumë gënjeshtra, shpifje, kërcënime, me të cilat televizioni rus do të përpiqet të indoktrinojë rusët. Që tani pretendohet, se Rusia nuk bën luftën kundër Ukrainës, por mbrohet në Ukrainë kundër SHBA dhe Britanisë së Madhe. Këtë e beson, kush do ta besojë.Fitilin e ri të ndezur nga Putini krerët e shteteve të botës do ta marrin seriozisht në Asamblenë e Përgjithshme në Nju Jork. Por kjo nuk ka për të ndryshuar politikën e Moskës. Kievi do të marrë edhe më tej armë, ushtria do të vazhdojë të luftojë. Po 300.000 rezervistët rusë?

Ata nuk kanë qenë kurrë në luftë, janë të keqpajisur. Ata janë baballarë, bashkëshortë, që shkojnë në një luftë kundër vullnetit të tyre. Në Ukrainë u thonë se duhet të mbrojnë Rusinë, këtë në krah të të dënuarve me burg dhe mercenarëve çeçenë. Një gjë e tillë nuk ka për të funksionuar. Ata do ta shohin me sytë e tyre, se ukrainasit nuk duan të bëhen pjesë e Rusisë.

Dhjetëra mijëra vetë do të vriten, që Putini dhe klika e tij të qëndrojnë në pushtet e që të mos justifikohen për krimet e tyre ndaj popullit të vet. E kjo është tragjedia e vërtetë e vendimit të fundit të gabuar të kreut të Kremlinit./DW 

Të këshilluara

Gjermania bastis pronat e aleatit të Putinit

Hetuesit gjermanë kanë bastisur pronat e një oligarku rus që dyshohen për evazion fiskal dhe për shkelje të sanksioneve të Bashkimit Evropian, thanë prokurorët....

15:14

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI