Flash

Alarmi i AKU-së për "Wudy"-t, kompania hedh poshtë akuzat

Lapsi.al 22 September 2022
Alarmi i AKU-së për "Wudy"-t, kompania hedh poshtë

Pas alarmit që ngriti AKU dje, ku kërkoi tërheqjen nga tregu të kremviçeve "Wudy " me arsyetimin se tek to ishte gjetur një bakter shumë i rrezikshëm për shëndetin, kompania përgjegjëse për importimin e "Wudy "-t reagoi nëpërmjet një konference për shtyp.

Sipas AKU-së, nga analizat e kryera u konstatua prezencë e bakterit “Listeria monocytogenes”. Bakter që shkakton dhe infeksionin Listeroza.

Lexo më tej: AKU ngre alarmin: Mos e konsumoni këtë produkt 

Përfaqësuesi i kompanisë "Frigo Food", importuesi i "Wudy ", deklaroi se produkti i mbërritur në Shqipëri nuk ka asnjë lidhje me atë italian. Konkretisht impiantin e kompromentuar të kompanisë “Aia” në Itali. Produkti në Itali ka pasur probleme, jo ai i importuar në Shqipëri.

"Produktet “Wudy ” që janë importuar në Shqipëri kanë garanci maksimale. Kjo është e konfirmuar nga fletët e analizave të kryera në Itali, si edhe nga Autoritetet shqiptare." - u shpreh përfaqësuesi i "Frigo Food".

Deklarata:

Të nderuar qytetarë dhe përfaqësues të medias!

Unë jam Sokol Meqemeja, përfaqësues i kompanisë “Frigo Food”, importues ekskluziv i produkteve “Wudy ” në Shqipëri.

Ditën e djeshme, opinioni publik është njohur me një deklaratë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, i cili informonte se disa lote të produkteve Wudy janë kompromentuar me virusin “Listeria”.

Në respekt të qytetarëve, si edhe të angazhuar maksimalisht për sigurinë e shëndetit të klientëve, shoqëria “Frigo Food”, Ju sqaron si vijon:

“Frigo Food”, prej rreth 20 vitesh, është përfaqësues i kompanisë italiane “AIA”, një prej sipërmarrjeve më të mëdha italiane dhe europiane.

Disa ditë më parë, “Frigo Food” është njoftuar nga kompania “AIA” se, në një prej stabilimenteve të saj, ka pasur defekt impianti i pasterizimit. Ju sqarojmë se kompania “AIA” ka disa stabilimente prodhimi.

Ky njoftim u është shpërndarë menjëherë Ministrisë italiane të Bujqësisë, autoritetit kompetent të Bashkimit Europian, si edhe të gjithë bashkëpunëtorëve të kompanisë italiane “AIA”. Përfshi këtu edhe importuesin ekskluziv të produkteve Wudy në Shqipëri, “Frigo Food”.

Kompania italiane njofton gjithashtu se ka tërhequr të gjithë produktin e kompromentuar nga tregu europian.

Ndërsa, sa i përket produktit “Wudy ” të mbërritur në Shqipëri, sasia e importuar është prodhuar dhe është shpërndarë nga një fabrikë, e cila është 100 për qind e sigurt.

"Asnjë rrezik"

Produkti “Wudy ” i mbërritur në vendin tonë nuk ka asnjë lidhje me impiantin e kompromentuar të kompanisë “Aia” në Itali.

Produktet “Wudy ” që janë importuar në Shqipëri kanë garanci maksimale. Kjo është e konfirmuar nga fletët e analizave të kryera në Itali, si edhe nga Autoritetet shqiptare.

Për të qenë sa më transparent me Ju dhe opinionin publik. Ju sqarojmë se çdo sasi produktesh Wudy që mbërrin në vendin tonë, është i shoqëruar me rezultatin e analizave. Analiza të kryera nga laboratorët në Itali që janë të çertifikuar prej Bashkimit Europian. Gjithashtu kalojnë edhe në një filtër të dytë nga autoritetet përgjegjëse shqiptare.

Në asnjë rast të vetëm, as këto muajt e fundit. Nuk është konstatuar që produktet Wudy të importuara në Shqipëri të kenë pasur problem për sigurinë e shëndetit të klientëve.

Kompania “Frigo Food” zhvilloi gjatë ditës së djeshme komunikime intensive me autoritetet përkatëse shqiptare. I sqaroi me detaje situatën, si edhe paraqiti garancitë maksimale se produktet “Wudy ” të importuara në tregun shqiptar nga kompania jonë, janë tërësisht të sigurta për përdorim nga qytetarët.

Për të gjitha këto arsye. Kompania “Frigo Food” kërkon të sigurojë qytetarët shqiptarë që kanë përdorur produkte “Wudy ” se nuk do të kenë asnjë pasojë në shëndetin e tyre. Ato mund të përdoren pa asnjë problem. Pa asnjë problem duke respektuar në çdo rast shënimet përkatëse në etiketën e produktit.

Përtej dokumentave zyrtare, kompania “Frigo Food” mund të japë edhe një garanci të shtuar për. Qytetarët dhe klientët e saj mbi cilësinë maksimale të produktit “Wudy ” që gjendet në tregun shqiptar.

Të këshilluara

NATO do të zhvillojë stërvitje në Kosovë

Sipas zëvendëskomandantit të KFOR-it, Luca Piperni, forcat paqeruajtëse nuk mund ta përjashtojnë mundësinë e tensioneve në veri të Kosovës. Kjo, kur të skadojë ...

10:57

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI