Flash

12-vjeçarja shqiptare humbi jetën teksa luante, prindërit: Nuk kemi dëgjuar asnjë ulërimë

Lapsi.al 22 September 2022
12-vjeçarja shqiptare humbi jetën teksa luante, prindërit: Nuk

Prindërit e Alesia Prendit, 12-vjeçares shqiptare e cila humbi jetën teksa ishte duke luajtur me një lisharëse, janë të shkatërruar. Mediat italiane kanë intervistuar çiftin shqiptar. Babai nuk e beson ngjarjen e ndodhur. Prindërit kërkojnë që autoritetet të hedhin dritë mbi këtë çështje. Qirinjtë dhe lulet janë vendosur në këmbët e rrapit, ku humbi jetën vogëlushja. Babai përjashton çdo hipotezë për bullizëm. Mirëpo ai ka shprehur çudi nga nga gjatësia e lakut me pozicionin e trupit që prek tokën. Po ashtu ai tha se nëna, pavarësisht se ishte afër dhe e kishte parë disa minuta më parë, nuk ka dëgjuar asgjë, as një ulërimë, një rënkim.

Prokurori ka hapur një hetim për këtë çështje. Të shtunën kufoma do të dërgohet në Shqipëri për varrim, por kjo, nënvizon babai, familja dhe miqtë nuk do të ndalojë kërkimin për të vërtetën. Alessia ishte duke luajtur në një lisharëse pranë shtëpisë në San Pelino, qytezë e Avezzano në Abruzzo të Italisë, kur struktura e drunjve u shemb papritur duke e zënë poshtë të voglën.

Si ndodhi ngjarja?

Lisharja ajo u shemb duke goditur Alessian, 12-vjeçare. Vajza u gjet në gjendje të ndërgjegjshme nga në burrë. Kur ai kuptoi se çfarë kishte ndodhur ndërhyri menjëherë. Ai e mori fëmijën në krahë dhe provoi t'i jepte ndihmën e parë. 12-vjeçarja u stabilizua dhe më pas u transportua në spitalin Avezzano. Megjithatë ajo ku ndërroi jetë brenda një kohe të shkurtër nga trauma e rëndë e brendshme që pësoi.

Të këshilluara

NATO do të zhvillojë stërvitje në Kosovë

Sipas zëvendëskomandantit të KFOR-it, Luca Piperni, forcat paqeruajtëse nuk mund ta përjashtojnë mundësinë e tensioneve në veri të Kosovës. Kjo, kur të skadojë ...

10:57

95 raste të reja me Covid në Shqipëri

Asnjë humbje jete dhe 95 raste të reja janë regjistruar nga Covid-19 në 24 orët e fundit në vend. Po ashtu janë shëruar 115 persona, ndërsa në spitalin COVID3 p...

19:30

I riu shqiptar kapet me drogë në Itali

Një i ri shqiptar dhe një italian janë ndaluar nga policia, pasi efektivët vunë re një erë të fortë hashashi që vinte nga automjeti me të cilin ata po lëviznin....

19:32

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI