Flash

Urdhri i Prokurorisë për ndaljen e publikimeve për hakerimin e sistemit, PD: Akt anti-kushtetues

Lapsi.al 21 September 2022
Urdhri i Prokurorisë për ndaljen e publikimeve për hakerimin e

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me urdhrin e Prokurorisë ndaj mediave, të cilat nuk duhet të publikojnë të dhëna nga e-mailet e hackeruara, siç ishte rasti me ish-drejtorin e Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Në një dalje për mediat, zëdhënësja Floriana Garo tha se ky ishte një urdhër policesk nga prokuroria e Partisë.

Garo pohoi se PD dënon këtë akt anti-kushtetues, ndërsa i bëri thirrje medias që të mos bie pré e censurës qeveritare.

DEKLARATA E PARTISË DEMOKRATIKE

Pas shpartallimit të plotë, në një akt agresioni, nga hackerat iranianë, të të gjithë infrastrukturës dixhitale, dhe nxjerres në treg të të gjithë teë dhënave personale të qytetarëve shqiptarë dhe të dhënave zyrtare sekrete të ‘shtetit të kashtës’ së Edi Ramës, Prokuroria e partisë, me urdhër policesk, ndalon mediat që të botojnë të dhënat e bëra publike anembanë.

 

 

Partia Demokratike e dënon me ashpërsinë më të madhe këtë akt anti-kushtetues, policesk dhe banditesk të Edi Ramës. Kjo është një përpjekje e shëmtuar për të rikthyer censuren në Shqipëri.

Kjo vjen nga një qeveri që, e ka ngritur me kohë sektorin e agjitacion-propagandës, të marrë hua nga mëma e vet ideologjike, Partia e Punës.

Kjo vjen nga një qeveri që, ende e ka në sirtarë një projektligj që e quan anti-shpifje, por nuk është asgjë më pak se përpjekja për të heshtur median dhe kufizuar kundërshtarët politikë.

Reagimi i fuqishëm i të gjitha organizatave botërore të medias, nga Brukseli në Uashington e dëshmon këtë.

Lexo edhe:

Sulmet kibernetike/ Meta: Kryehakeruesi i sistemit është Edi Rama

Kjo vjen nga një qeveri që i dhunon, i bullizon, i kufizon dhe i çon për riedukim gazetarët që guxojnë të bëjnë pyetje të papëlqyera për naltgjatësinë e tij që Enver Hoxhës i ka kopjuar jo vetëm huqet, por edhe kostumet.

Kjo vjen nga një qeveri që nxori në treg të dhënat personale të mbi 1 milion qytetarëve, numrat e ID-ve dhe pagat e tyre; Kjo vjen nga një qeveri që nxori në shesh target e shtetasve shqiptarë duke i dhënë një databazë të çmuar organizatave kriminale;

Kjo pra, është qeveria që e nisi e para ‘deklasifikimin’ nëpërmjet hakerimit, dhe kjo nuk erdhi nga Irani, por nga zyrtarët e saj.

Duhet të theksojmë se deri më sot nuk ka asnjë përgjegjës dhe asnjë të dënuar për këto akte të ‘terrorizmit të brendshëm’ kundër privatësisë së qytetarëve.

Partia Demokratike shpreh mbështetjen e plotë per mediat, dhe iu bën thirrje gazetarëve, redaktorëve, botuesve dhe blogerëve, të refuzojnë me guxim çdo përpjekje te regjimit për të vendosur censurën, që karakterizon regjimet moniste, si ky i Edi Ramës.

Ne jemi në krah të tyre.

U bëjmë thirrje gjithashtu organizatave botërore të medias të reagojnë ndaj këtij hapi të radhës të Edi Ramës për penguar lirinë e shtypit dhe fjalën e lirë.

Opininit publik i kërkojmë të mos bjerë në kurthin e propagandës qeveritare. Kjo nuk është një përpjekje për të mbrojtur sigurinë kombëtare, por për të kyçur me 100 çelësa të palarat e kësaj qeverie, për zbardhjen e të cilave nuk mjaftojnë 30 gradët e lavatriçes së Belës.

Të këshilluara

Media serbe: Greqia pritet ta njohë Kosovën

Është një mundësi krejtësisht reale që pesë vendet e Bashkimit Evropian, të cilat deri më tani nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, Greqia, Spanja, Qiproja, ...

11:26

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI