Flash

Universiteti i NY, së shpejti lëndë për Lana Del Rey

Lapsi.al 21 September 2022
Universiteti i NY, së shpejti lëndë për Lana Del Rey

Kontributi i Lana Del Rey përmes muzikës do të studiohet në Institutin Clive Davis të Universitetit të Nju Jorkut. Universiteti po nis një kurs  për ndikimin e artistes në lëvizjet si Black Lives Matter, Me Too dhe Times Up, sipas Variety.

I titulluar Topics in Recorded Music: Lana Del Rey", kursi  do të zgjasë nga 20 tetori deri më 8 dhjetor. Ai do të mësohet nga gazetarja, Kathy Iandoli. Kursi do të eksplorojë gjithashtu marrëdhënien e këngëtares me feminizmin, si dhe ndikimet e saj muzikore.

Iandoli u shpreh se këngëtarja, e cila u diplomua në Universiteti Fordham (NY) ,"është një plan dhe një përrallë paralajmëruese. Një yll i ndërlikuar i popit që rezonon kaq shumë me fansat e saj. Por, jo për shkak të asaj se si i bën të ndihen për të. Por, se si ajo i bën të ndihen për veten e tyre.” “Lana ka ndryshuar parametrat e pop-it barok dhe tani  të ‘sad girl pop-it’ përmes muzikës së saj. Ajo ka zgjeruar temën që ndonjëherë është e diskutueshme dhe sfiduese. Ka kaq shumë pjesë në këtë mozaik që ne tani e kemi njohur si Lana Del Rey dhe ky kurs shqyrton çdo dimension të saj", tha gazetarja.

Në fillim të këtij viti, Instituti prezantoi gjithashtu kursin e tij të parë mbi Taylor Swift. Ai u zhvillua nga 26 janari deri më 9 mars.

Kursi fitoi shumë popullaritet, saqë Universiteti i Teksasit në Austin ndoqi shembullin dhe tani po u ofron studentëve një kurs shkrimi këngësh të fokusuar në qasjen e fitueses të 11-herë të çmimit Grammy për të krijuar tekste.

I quajtur "Konkurse letrare dhe kontekste: Libri i këngëve të Taylor Swift", profesoresha angleze Dr. Elizabeth Scala do të zhvillojë lëndën duke filluar nga kjo vjeshtë./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Rita Ora konfirmon martesën me Taika Waititi

Rita Ora ka konfirmuar  martesën e saj me regjisorin, Taika Waititi. E ftuar në podcastin Greatest Night Ever , Rita la të kuptohet se një tjetër dasmë  mund të...

12:01

Rikthehet Golden Globes

Golden Globes po kthehen në televizion. Pas mbajtjes së një eventi të patransmetuar në fillim të këtij viti për shkak të një polemike të diversitetit dhe eti...

11:38

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI