Flash

Sulmi kibernetik, AKSHI në krizë për punonjës, kërkon 25 punonjës IT

Lapsi.al 21 September 2022
Sulmi kibernetik, AKSHI në krizë për punonjës, kërkon

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit në vetëm 2 muaj, qysh pas sulmeve kibernetike ndaj vendit, ka kërkuar 25 specialistë IT-je. Sulmet kibernetike ndaj vendit tonë ndodhën më 17 korrik duke bërë kështu që sistemet shtetërore të dalin jashtë funksionit dhe duke mos pasur akses nga qytetarët për shërbime.

Ndërkohë, duket se AKSHI është në krizë për punonjës të rinj dhe specialistë pasi nga kjo datë ka njoftuar për 30 vende pune, ku 25 prej tyre janë specialistë IT-je.

Edhe pse qeveria dhe vetë kryeministri Rama u shpreh se nuk janë prekur të dhëna sensitive, sidomos në sistemin TIMS, një ditë më vonë prokuroria ndaloi publikimin e këtyre të dhënave për mediet duke i kërcënuar me fuqinë ligjit.

Ndërkohë, specialistë ligjorë dhe njerëz të medias u shprehën se kjo është një censurë që po i bëhet medias dhe se një urdhër i tillë është absurd.

Situata u përkeqësua kur dy javë më parë, në një raport Microsoft bëri me dije se sulmi ndaj vendit tonë është kryer në 4 faza, duke nisur nga maji i vitit 2021.

Të këshilluara

Berisha: Rama e di ku është Ervis Martinaj

Gjatë fjalës së tij në grupin parlamentar, kreu i PD-së Sali Berisha ka folur sërish për lojërat e fatit dhe zhdukjen e Ervis Martinaj. Ai tha se kryeministri k...

15:46

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI