Flash

Analiza/ A rrezikojmë rritjen e çmimeve kur të hyjmë në BE

Anëtarësimi në BE përfaqëson një transformim të madh ekonomik dhe institucional për Shqipërinë. Ndërsa debati publik shpesh përqendrohet tek efektet ekonomike afatshkurtra, provat tregojnë se përfitimet më të rëndësishme afatgjata do të vijnë nga forcimi i institucioneve dhe jo nga ndryshimet e menjëhershme makroekonomike.

22:33

Sekretari i Përgjithshëm i OKB: Bota është në rrezik të madh

Lapsi.al 21 September 2022
Sekretari i Përgjithshëm i OKB: Bota është në rrezik

Antonio Guterres paralajmëron në hapje të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së se bota është në “rrezik të madh”. Bota është në “rrezik të madh dhe e paralizuar” paralajmëroi Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB) Antonio Guterres në hapje të sesionit të 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Pas heqjes së kufizimeve për pjesëmarrje në prani të delegacioneve të vendeve anëtare të vendosura për shkak të pandemisë COVID-19 gjatë dy viteve të mëparshme, në mbledhjen vjetore në Nju-Jork ishin të pranishëm më shumë se 150 krerë shtetesh dhe qeverish. Bota e ndarë nga kriza të shumta Mbledhja më e madhe vjetore e OKB-së zhvillohet në një moment që bota është e ndarë nga kriza të shumta, në krye të të gjithave lufta në Ukrainë. Guterres u tha atyre se kombet janë “bllokuar në një mosfunksionim kolosal global” dhe nuk janë të gati apo të gatshme për t’u përballur me sfidat kryesore që kërcënojnë të ardhmen e njerëzimit dhe fatin e planetit.
USA | Generalsekretär der Vereinten Nationen Antonio Guterres

Lexo edhe:

Shefi i OKB, Antonio Guterres: Bota pranë luftës bërthamore “Besimi po shkërmoqet, pabarazitë po shpërthejnë, planeti ynë po digjet. Njerëzit po lëndohen dhe më të pambrojturit po vuajnë më tepër”, tha ai. Shefi i OKB-së tha se megjithatë ka shpresë. Duke theksuar se bashkëpunimi dhe dialogu janë e vetmja rrugë përpara, ai paralajmëroi se “asnjë fuqi apo grup nuk mund ta ketë i vetëm fjalën”. “Le të punojmë si një, si një koalicion botëror, si kombe të bashkuara,” u kërkoi ai udhëheqësve të mbledhur në sallën e madhe të Asamblesë së Përgjithshme. Lufta në Ukrainë dhe krizat ekonomike e mjedisore në qendër të vëmendjes OKB-ja bëri një përjashtim të veçantë për presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski i cili u lejua ta regjistronte paraprakisht fjalimin e tij për shkak të “të vazhdimit të pushtimit të huaj” dhe veprimeve ushtarake që kërkojnë që ai të kryejë “detyrat e tij për mbrojtjen dhe sigurinë kombëtare”.
Josep Borrell dhe Antonio Guterres Josep Borrell dhe Antonio Guterres
“Këtë vit, Ukraina do të jetë shumë lartë në agjendë. Kjo është e pashmangshme,” u tha gazetarëve në Nju-Jork diplomati i lartë i BE-së Josep Borrell. “Ka shumë probleme të tjera, ne e dimë. Por lufta në Ukrainë ka dërguar valë tronditëse në mbarë botën,” shtoi ai.

Të këshilluara

Çdo 4 sekonda një person vdes nga uria

Një person besohet se vdes nga uria çdo katër sekonda, kanë paralajmëruar mbi 200 organizata joqeveritare të martën. Ata kanë bërë thirrje për marrje të vendime...

15:08

Një tërmet 4.3 Rihter trondit Greqinë

Një tërmet me magnitudë 4.3 Rihter ka goditur ishullin e Kretës këtë të hënë. Epiqendra e tërmetit u regjistrua në zonën detare në juglindje të Zakros. Nd...

10:18

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI