Flash

Rita Ora konfirmon martesën me Taika Waititi

Lapsi.al 21 September 2022
Rita Ora konfirmon martesën me Taika Waititi

Rita Ora ka konfirmuar  martesën e saj me regjisorin, Taika Waititi. E ftuar në podcastin Greatest Night Ever , Rita la të kuptohet se një tjetër dasmë  mund të jetë në horizont.

"Jam shumë e dashuruar. "Unë e dua Taika," tha ajo, duke e përshkruar atë si " qesharak dhe bukurosh". “Por unë e dua gjithashtu dashurinë. Unë kam besuar gjithmonë në atë dashurinë si në përralla. Prindërit e mi kanë qenë së bashku për më shumë se 30 vjet, kështu që për mua ishte gjithmonë dashuria dhe gjetja e një partneri ,kështu që jam shumë e lumtur që e gjeta”.

Gjatë verës u raportua  se Rita Ora dhe Waititi ishin martuar në një ceremoni “intime” në Londër. Një burim i paidentifikuar i tha gazetës Sun në gusht: “Ishte një ceremoni vërtet intime dhe super e veçantë për të gjithë atje. Të afërmit  mund ta shihnin se sa çmendurisht të dashuruar janë."

Ndërkohë Rita ka treguar se ndërsa  është shumë private në lidhje me jetën e saj personale, ajo do të shfaqet shumë në albumin e saj të tretë. Albumi do të publikohet vitin e ardhshëm. Artistja dhe Regjisori filluan të takoheshin në mars 2021.Ata u fotografuan më vonë të përqafuar në premierën e The Suicide Squad në Los Angeles. Aludimet për martesë filluan të qarkullonin kur dyshja u panë me unazat e martesës. Waititi ka qenë i martuar më parë me producenten Chelsea Winstanley, me të cilën ka dy fëmijë./Lapsi.al

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2021/12/21/prinderit-e-rita-ores-aprovojne-mardhenien-e-saj-me-taika-waititi/

Të këshilluara

Rikthehet Golden Globes

Golden Globes po kthehen në televizion. Pas mbajtjes së një eventi të patransmetuar në fillim të këtij viti për shkak të një polemike të diversitetit dhe eti...

11:38

Ndahet nga jeta aktori i Ocean's 11

Aktori Henry Silva, i njohur për paraqitjen në filmat Ocean's 11 ka ndërruar jetë në moshën 95 vjecare. Lajmi u konfirmua nga djali i tij për The Hollywood Repo...

18:15

Beatrix Ramosaj në Dance With Me

Dance With Me nisi rrugëtimin disa javor mbrëmjen e djeshme. Ndërkohë që u prezantuan disa nga konkurentët, Alketa Vejsiu tha se të tjerë të famshëm do ti bashk...

14:22

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI