Flash

Protesta të pazakonta në Iran/ Vajzat djegin shamitë dhe presin flokët

Lapsi.al 21 September 2022
Protesta të pazakonta në Iran/ Vajzat djegin shamitë dhe presin

Protesta në Iran dhe në mbarë botën për vdekjen e Mahsa Amini. 22-vjeçarja u arrestua nga policia morale për mosmbajtjen e duhur të mbulesës së fytyrës. Gjatë demonstratave, disa vajza në Teheran hoqën mbulesat e tyre dhe i dogjën. Gra të tjera në mbarë botën kanë prerë flokët dhe kanë postuar videot në rrjetet sociale.

Mahsa vdiq në spital të premten pasi ishte në koma për 3 ditë. Të martën e kaluar, ajo ishte me vëllain e saj në Teheran kur u arrestua nga policia e moralit. Sipas asaj që disa dëshmitarë raportuan për media të ndryshme të pavarura iraniane, e reja u rrah nga agjentët.

Nga plagët e marra, ajo ndërroi jetë më pas në spitalin e Kasrës. Aty njerëzit nisën të mblidheshin në solidaritet dhe protestë. Zyrtarët iranianë thanë se vajza vdiq nga një "sulm në zemër". Megjithatë, familja e saj theksoi se ajo nuk kishte ndonjë sëmundje.

Pamjet e kamerave të sigurisë të publikuara nga media shtetërore iraniane tregojnë vajzën duke u rrëzuar përtokë në një qendër "riedukimi" ku ajo u dërgua për të marrë një "udhërrëfyes" për veshjen e saj.

Reagimet

Tashmë policia morale është në qendër të akuzave. Qindra protestues dolën në rrugë duke sfiduar represionin e ashpër për të kërkuar shfuqizimin e kësaj policie. Madje edhe disa deputetë kanë guxuar të kritikojnë këtë institucion duke kërkuar rishikimin ose shfuqizimin e tij.

Presidenti i parlamentit, Mohammad Bagher Ghalibaf bëri thirrje që të hetohej sjellja e kësaj njësie policore. "Metodat e përdorura nga këto patrulla duhet të rishikohen" - tha ai.

Tashmë ka protesta nga Berlini në Milano dhe deri në Toronto. Protestat janë shtrirë në mbarë botën për vdekjen e Mahsa. Në Berlin, qindra njerëz morën pjesë në një demonstratë. Vajzat e pranishme i prenë flokët në shesh. E njëjta gjë ndodhi në Toronto të Kanadasë. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Zemërim në Iran/ 22-vjeçarja ndërron jetë pas ndalimit nga policia e moralit

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI