Flash

Propozimi i ministres zvicerane: Bëni dush në çift të kurseni energjinë

Lapsi.al 21 September 2022
Propozimi i ministres zvicerane: Bëni dush në çift të

Ministria e mjedisit e Zvicrës po promovon masa për të reduktuar konsumin e energjisë me 15% këtë dimër. Por propozimi i saj ka shkaktuar mjaft reagime. Bëhet fjalë për këshillën që çiftet të bëjnë dush së bashku.

Gazeta britanike “The Times” raporton se deklarata është bërë nga ministrja Simonetta Sommaruga, 62 vjeç. Ai këshilloi qytetarët e saj që të "fikin kompjuterin kur nuk u nevojitet, të fikin dritat ose të bëjnë dush së bashku".

Propozimi është pritur me mosbesimin në vend. Për këtë shkak ministrja Sommaruga është detyruar të sqarojë deklaratën. Ajo tha se këshilla u adresohej kryesisht të rinjve. Ajo pranoi se "pas një moshe të caktuar, dushi së bashku nuk është më i përshtatshëm për të gjithë".

Megjithatë, ajo shtoi se ideja në përgjithësi kishte ecur mirë. Sipas saj, kjo deklaratë kishte rritur ndërgjegjësimin e njerëzve për nevojën e kursimit të energjisë sidomos gjatë muajve të dimrit.

Geraldine Savary, redaktore e revistës së grave “Femina” u shpreh kundër idesë. Ajo ka akuzuar ministrat se po përpiqen të "administrojnë jetën private të njerëzve deri në detajet më të parëndësishme".

Ajo u tall me këtë ide në një editorial ironik. Gazetarja shkruante duke u tallur se "zviceranët duhet të bëjnë dashuri çdo mëngjes për t'u ngrohur pasi të fikin ngrohjen gjatë natës, të bëjnë një dush të shpejtë së bashku dhe të shkojnë në zyrë "krah për krah” pasi të kenë lënë makinën, skuterin apo biçikletën elektrike në garazh”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI