Flash

Përplaset me murin, humb jetën 21-vjeçari shqiptar në Itali

Lapsi.al 21 September 2022
Përplaset me murin, humb jetën 21-vjeçari shqiptar në

Një 21-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik mbrëmjen e kaluar në Itali. Viktima Xhemal Letija 21 vjeç, humbi jetën në një aksident në Besozzo (Varese). Makina e tij u përplas me murin rreth orës 01:30 të mëngjesit.

Disa banorë të zonës, të alarmuar nga zhurma e madhe e përplasjes së makinës me murin, u larguan nga shtëpia me frikën se diçka e keqe kishte ndodhur. U kërkua ndërhyrja e menjëhershme e një ambulance.

Kryqi i Kuq "Gavirate" ndërhyri në vendin e aksidentit dhe erdhi helikopter nga Como me kod të kuq, më urgjenti. Në vendin e aksidentit ka ndërhyrë edhe ekipi i Zjarrfikësve të Ispras, i cili ka nxjerrë trupin e të riut nga makina dhe ka siguruar rrugën përpos karabinierëve.

Por për fat të keq, i riu nuk ia ka dalë. Ai humbi jetën në vend për shkak të përplasjes së fortë.

Dinamika e aksidentit mbetet ende për t’u sqaruar. Për momentin nuk ka asnjë provë për përfshirjen e makinave të tjera. Në një farë mënyre ato mund të kishin përcaktuar aksidentin fatal. Megjithatw policia po shqyrton disa pista. Ato janw përgjumja ose ndoshta përpjekja për të shmangur një kafshë në rrugë.

Lexo më tej: Shtetit i kanë rënë brekët, prokuroria kërkon që ti’a ngrejë 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI