Flash

Parashikimi ogurzi i Zhejit: Hakerimi, tregues se jemi pranë luftës reale

Lapsi.al 21 September 2022
Parashikimi ogurzi i Zhejit: Hakerimi, tregues se jemi pranë luftës

Sipas Artur Zhejit, sulmet kibernetike që kanë goditur vendin në mënyrë të njëpasnjëshme tregojnë se jemi një vend në vijën e parë të luftës hibride. Edhe pse nuk duam ta pranojmë, thotë analisti, ky sulm mund të jetë qetësia para furtunës. Sipas Zhejit, nuk është teori konspirative të besosh se Shqipëria mund të jetë pranë një lufte reale.

Sipas Zhejit, me anë të këtyre sulmeve vendit i zbulohen forcat ushtarake dhe bazat amerikane në vend, të dhëna të cilat më pas mund të blihen nga një palë e tretë që kërkon të nisë luftën në vend.

Zheji deklaroi se këto sulme vijnë nga boshti lindor, pra nga Irani ose Rusia. Kjo sepse të vendet kanë të njëjtin armik që është Perëndimi. Ai tha se këto sulme i janë drejtur Shqipërisë pasi jemi ose hallka më e dobët e Perëndimit ose një pikë strategjike e fortë.

“Ne jemi një vend në lufë, nuk duam ta pranojmë por jemi në luftë hibride. Është gjithmonë prararojë e një lufte tjetër, e një lufte tru per tru. Zbulohen informacione dhe krijohet destabilizim i vendit, zbulohen trupat, bazat, fuqia e zjarrit dhe ajrore dhe të gjitha këto krijojnë një hartë ushtarake në 3D të vendit, për llogari të një pale të tretë. 

Ky që ka interes t’i blejë ndoshta kërkon t’i blejë për një luftë pas luftës hibride. Jemi në vijën e afërt të luftës reale, nuk ëshë teori konspirative. Është qetësia para furtunës, lufta është me boshtin lindor. Ka një lidhje të fortë mes Iranit dhe Moskës. Rusia dhe Irani kanë armik Perëndimin. Meqë Shqipëria është një hallkë strategjike, ose na konsiderojnë si hallka më e dobët që sulmohet më lehtë. Mendoj që porositësit janë ose në Tehran ose në Moskë”, tha Zheji në rubrikën ‘Opinion’ në “News24”. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI