Flash

Pamjet/ Përplasje në Peqin, humb jetën 1 nga shoferët

Lapsi.al 21 September 2022
Pamjet/ Përplasje në Peqin, humb jetën 1 nga shoferët

Policia njofton se rreth orës 21:40 në aksin rrugor Elbasan - Peqin, në fshatin Karinë janë përplasur 2 automjete. (Pamjet poshtë) Sipas të njëjtave burime një mjet tip "Benz" është përplasur me një automjet "Volkswagen".

Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit tip"Benz". Të plagosur kanë mbetur edhe dy pasagjerë. Ata janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Njoftimi

Më datë 21.09.2022, rreth orës 21:40, nē aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Karin, Peqin, mjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin A.T., banues në Peqin, është përplasur me mjetin tip "Volkswagen ", me drejtues shtetasin E.B., banues në Elbasan.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i mjetit tip "Benz", shtetasi A.T, si dhe janë dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit tip "Volkswagen", dhe pasgjeri i këtij mjeti shtetasi P.N., të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjeksore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. ©LAPSI.al

[video width="640" height="368" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/09/WhatsApp-Video-2022-09-21-at-22.47.36-1.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI