Flash

The Independent: Pse resortet luksoze të Ivanka Trump dhe Jared Kushner janë pikërisht lloji i turizmit që Shqipëria nuk ka nevojë

Aktivistë dhe ambientalistë shqiptarë kanë ngritur zërin kundër propozimeve të Jared Kushner, dhëndrit të ish-presidentit Donald Trump, për të zhvilluar resorte luksoze në ishullin strategjik të Sazanit dhe pranë Zvërnecit. Ata shprehin shqetësime të thella për dëmin mjedisor, mungesën e transparencës dhe privatizimin e tokave publike për turizëm elitar, duke bërë thirrje për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore të vendit.

14:19

Opozita ruse bën thirrje për protesta kundër 'luftës kriminale' të Putinit

Lapsi.al 21 September 2022
Opozita ruse bën thirrje për protesta kundër 'luftës

Opozita ruse bëri thirrje të mërkurën për protesta kundër presidentit Vladimir Putin, pasi ai urdhëroi mobilizimin e 300,000 rezervistëve për atë që kundërshtari i Kremlinit Alexei Navalny e cilësoi një luftë kriminale të dështuar.

Presidenti Putin urdhëroi të mërkurën mobilizimin e parë të Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore dhe mbështeti një plan për të aneksuar pjesë të Ukrainës, duke paralajmëruar perëndimin se nuk po bënte “blof” kur tha se do të ishte gati të përdorte armë bërthamore për të mbrojtur Rusinë. Zoti Navalny, udhëheqësi më i shquar i opozitës ruse, i cili aktualisht është në burg, tha se Putini po dërgonte më shumë rusë drejt vdekjes për një luftë të dështuar.

“Është e qartë se lufta kriminale po përkeqësohet, po thellohet dhe Putini po përpiqet të përfshijë sa më shumë njerëz në të”, tha zoti Navalny në një video-mesazh nga burgu, të regjistruar dhe publikuar nga avokatët e tij.

Që nga agresioni i 24 shkurtit, presidenti Putin ka goditur disidencën dhe median, me mijëra të arrestuar në protestat kundër luftës dhe një ligj të ri që parasheh dënime me 15 vjet heqje lirie për ata që shpërndajnë "lajme të rreme" për ushtrinë.

Televizioni shtetëror rus i quan kritikët tradhtarë të paguar nga perëndimi. Presidenti Putin thotë se vendi është në një betejë me perëndimin për Ukrainën, e cila, thotë ai, po përdoret nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre në një përpjekje për të shkatërruar Rusinë.

Grupet ruse kundër luftës bënë thirrje për protesta në rrugë kundër urdhrit të mobilizimit. Në ditët e para të luftës, policia shtypi protestat e natës në rrugë duke arrestuar të paktën 16,000 protestues./ VOA

 

Të këshilluara

Gjermania bastis pronat e aleatit të Putinit

Hetuesit gjermanë kanë bastisur pronat e një oligarku rus që dyshohen për evazion fiskal dhe për shkelje të sanksioneve të Bashkimit Evropian, thanë prokurorët....

15:14

Çdo 4 sekonda një person vdes nga uria

Një person besohet se vdes nga uria çdo katër sekonda, kanë paralajmëruar mbi 200 organizata joqeveritare të martën. Ata kanë bërë thirrje për marrje të vendime...

15:08

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI