Flash

Megan Thee Stallion dhe Miles Teller, prezantues në 'SNL'

Lapsi.al 21 September 2022
Megan Thee Stallion dhe Miles Teller, prezantues në 'SNL'

Së fundmi janë zbuluar prezantuesit e rinj të 'SNL'. NBC njoftoi më 20 shtator se seozni do të nisë më 1 tetor me Miles Teller që do të bëjë debutimin e tij pritës. Teller do t'i bashkohet Kendrick Lamar, duke bërë paraqitjen e tij të tretë si i ftuar muzikor.

Episodi i mëpasshëm i SNL, i 8 tetorit, do të shfaqë gjithashtu një prezantues për herë të parë:  Brendan Gleeson. Aktori, i cili luan në filmin e ardhshëm The Banshees of Inisherin, do të shfaqet së bashku me të ftuarin muzikor Willow.

Ndërkohë, Megan Thee Stallion do të marrë pjesë më 15 tetor. Reperja ka performuar në emision si e ftuar muzikore  më parë, por tashmë do të paraqitet si prezantuese.

Në sezonin e ri do të ketë gjithashtu ndryshime në kast. Sipas Yahoo do të jenë 4 anëtarë të rinj: Marcello Hernandez, Molly Kearney, Michael Longfellow dhe Devon Walker. Ky lajm vjen pasi anëtarët e vjetër Kate McKinnon, Aidy Bryant, Pete Davidson dhe Kyle Mooney u larguan nga shfaqja në maj, dhe në fillim të këtij muaji, u zbulua se Alex Moffat, Melissa Villaseñor dhe Aristotle Athari nuk do të ktheheshin për sezonin 48.

Premiera e Saturday Night Live do të jetë më 1 tetor.

Përktheu: Lapsi.al

Marrë nga :Yahoo

Të këshilluara

Rita Ora konfirmon martesën me Taika Waititi

Rita Ora ka konfirmuar  martesën e saj me regjisorin, Taika Waititi. E ftuar në podcastin Greatest Night Ever , Rita la të kuptohet se një tjetër dasmë  mund të...

12:01

Rikthehet Golden Globes

Golden Globes po kthehen në televizion. Pas mbajtjes së një eventi të patransmetuar në fillim të këtij viti për shkak të një polemike të diversitetit dhe eti...

11:38

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI