Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Mat/ Policia arreston 50-vjeçarin për mbjelljen e lëndëve narkotike

Lapsi.al 21 September 2022
Mat/ Policia arreston 50-vjeçarin për mbjelljen e lëndëve

Një 50-vjeçar është arrestuar në Mat pasi në banesë iu gjetën 3 kg kanabis. Bima narkotike ishte në proces tharjeje. Policia njofton se me finalizimin e operacionit të koduar "Autumn" u arrestua I.L, banues në Mat. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale "Prodhim e shitje e lëndëve narkotike", "Kultivim i bimëve narkotike".

Njoftimi i policisë:

"Në banesën e shtetasit I. L., janë gjetur 3 kg bimë narkotike në proces tharjeje, ndërsa në ambientet përreth kësaj banese janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.   

Të ngjashme: Kultivim i lëndëve narkotike, arrestohet një 20-vjeçar nga Kurbini

Nga veprimet hetimore dyshohet se autori i kësaj veprimtarie kriminale është shtetasi I. L., 50 vjeç, i cili është arrestuar në flagrancë," njoftoi policia.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI